Si përfshihemi Skip to main content

Si përfshihemi

Në përputhje me kërkesat e performancës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe praktikën më të mirë të industrisë, si dhe me qëllimin e krijimit të një dialogu të hapur dhe me përfitime të ndërsjella, TAP-i është këshilluar me palët e ndikuara të interesit, që nga fazat më të hershme të zhvillimit të projektit. 

Ndërkohë që merrte në konsideratë alternativa të ndryshme për gjurmën e gazsjellësit, TAP-i nisi të përfshihet me autoritetet, organet ligjvënëse, OJF-të dhe komunitetet përgjatë gjurmëve të mundshme të gazsjellësit. TAP-i vendosi se cila do të ishte gjurma përfundimtare vetëm pasi mori informacion nga të gjitha palët e interesit me rëndësi.

Përfshirje dhe këshillime të gjera me palët e interesit u kryen gjatë fazave të ndryshme të Vlerësimeve të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS-të), përfshirë para studimet, përpunimet, studimet, VNMS-në kryesore dhe shpalosjen e VNMS-së.

Aktualisht po mbahen këshillime të tjera me palët e interesit në lidhje me veprimtaritë e Blerjes dhe Servitudit të Tokës në vendet pritëse të TAP-it.

Planet për përfshirjen e palëve të interesit

Në mënyrë që të strukturohet dhe formalizohet përfshirja e palëve të interesit, TAP-i dhe kontraktorët e tij, kanë hartuar Planet për Përfshirjen e Palëve të Interesit (SEP) për secilën fazë të zhvillimit të projektit dhe për secilin vend pritës (Greqi, Shqipëri, Itali). SEP-ët janë në përputhje me të gjitha kërkesat e legjislacionit dhe rregulloreve kombëtare si dhe me nevojat e veçanta të projektit në secilin vend pritës.

Planet përshkruajnë, për shembull, instrumente të ndryshme të cilat TAP-i i përdor për të informuar komunitetet e ndikuara dhe publikun e gjerë mbi veprimtaritë e ardhshme të lidhura me projektin dhe vendimet për këto veprimtari.

Në këtë seksion, publikohen SEP-ët kryesorë për faza të ndryshme të projektit në të tre vendet pritëse, në mënyrë që publiku të jetë i informuar dhe që të arrihen standardet tona të larta të transparencës dhe përgjegjshmërisë. 

Në lidhjet e mëposhtme do të gjeni një përshkrim të shkurtër të secilit SEP si dhe një lidhje me dokumentet përkatëse.

Shoqëria Civile

Një pjesë e angazhimit të TAP është bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e shoqërisë civile, përfshirë Organizatat Joqeveritare (OJQ), të cilat kanë interes në këtë projekt. TAP bashkëpunon me disa OJQ dhe komunitete lokale të cilat synojnë të sigurojnë që projekti ynë është i qëndrueshëm dhe i dobishëm.

Ne jemi të hapur dhe në dispozicion të dialogut konstruktiv dhe paqësor, me qëllim që të sigurojmë informacione të sakta, transparente dhe të përditësuara në lidhje me projektin, për të siguruar që faktet janë kuptuar qartë dhe të shmangim interpretimet e gabuara.

Më poshtë do të gjeni përgjigjet ndaj raporteve të publikuara nga OJQ-të në lidhje me projektin.

 

Dokumentacioni i referencës

Reagimi Fillestar i TAP-it Lidhur me Raportin e Bankwatch “Të të Hedhin Hi Syve”

Raporti “Të të Hedhin Hi Syve: Përse premtimet e Korridorit Jugor të Gazit (KJG) nuk qëndrojnë” botuar në janar të vitit 2018, përqendrohet në emetimet e rrjedhjes së metanit. Raporti synon të vlerësojë në mënyrë sasiore rëndësinë e mundshme të këtyre emetimeve nga KJG. Duke qenë se raporti përqendrohet vetëm në emetimet e rrjedhjes së metanit, ai nuk njeh përfitimet e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) për vendet pritëse, masat mjedisore dhe sociale për të shtuar në maksimum përfitimet për komunitetet vendore dhe rolin e gazit në reduktimin e shkarkimeve nga burime të tjera energjetike, si qymyri. Për më tepër, ai nuk njeh masat e ndërmarra nga TAP-i për të ulur dhe zvogëluar shkarkimet e gazrave serrë përmes projektimit, ndërtimit dhe proceseve të ardhshme të operimit të TAP-it.

Shkarkoni

Përgjigja e TAP për Raportin e Bankwatch në Nëntor 2017

Në përgjigje të raportit të Rrjetit CEE Bankwatch (Bankwatch) "Tokë e humbur, por jo e harruar" i publikuar nga Bankwatch në Nëntor 2017, TAP dëshiron të korrigjojë pasaktësitë faktike dhe të adresojë pretendimet e bëra në raport, lidhur me aksesin e TAP-it në tokë, kompensimin dhe aktivitetet e rehabilitimit të jetesës në Shqipëri. TAP do të donte gjithashtu të theksonte se Bankwatch nuk u konsultua ose kërkoi informacion apo pikëpamjet e TAP, para publikimit të raportit. TAP e shikon të rëndësishme t'i përgjigjet pretendimeve të bëra në Raport, në mënyrë që Bankwatch dhe palët e tjera të interesit që përfaqësojnë shoqërinë civile janë më mire të informuar për aktivitetet e TAP-it, duke përfshirë programet për kompensimin e plotë dhe programet e rehabilitimit të jetesës. Për informacione të mëtejshme ju lutem mos hezitoni të kontaktoni TAP në enquiries@tap-ag.com 

Shkarkoni

Shihni dhe dokumenta të tjera reference