Fotografi Skip to main content

Fotografi

Fotografitë e ngarkuara në faqen e internetit të TAP-it mund të përdoren vetëm duke i njohur TAP-it të drejtat, duke përfshirë edhe njoftimin e të drejtës së autorit “© Trans Adriatic Pipeline AG, të gjitha të drejtat e rezervuara”. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni këtu.

 

Trashëgimia kulturore

Trashëgimia kulturore

Një projekt i kësaj shkalle dhe niveli që përshkon disa nga vendet më të vjetra, dhe si rrjedhojë edhe më të pasura në botë në aspektin historik dhe kulturor, zbuloi një larmi artefaktesh dhe zonash arkeologjike të panjohura. Për këtë arsye, TAP-i është angazhuar plotësisht për të respektuar dhe mbrojtur traditën dhe trashëgiminë kulturore të tre vendeve pritëse të tij.

Rikthimi i Tokës në Gjendjen e Mëparshme

Rikthimi i Tokës në Gjendjen e Mëparshme

Pasi të përfundojë ndërtimi i tubacionit, Gjurma e Gazsjellësit (RoW) do të rikthehet të paktën në gjendjen e saj fillestare. Aty ku është e nevojshme, do të krijohen mekanizmat e kontrollit të erozionit dhe do të ketë shtresa shtesë për të inkurajuar mbajtjen e tokës dhe rritjen e vegjetacionit.

Punime mbi Tokë

Punime mbi Tokë

After construction, the pipeline will be buried at least one metre under the ground and will therefore be invisible. The above-ground facilities will include two compressor stations, the metering station near Bilisht in Albania, block valve stations and the pipeline receiving terminal in Italy. Two compressor stations, one near Kipoi, in Greece, and the other on the Albanian coast near Fier, will be used to ensure gas transportation through the pipeline. 

Ndërtimi i Tubacionit

Ndërtimi i Tubacionit

Procesi i ndërtimit të TAP filloi në Maj 2016 dhe do të zgjasë afërsisht tre vjet. Ndërtimi i tubacionit dhe objekteve të lidhura me to do të bëhet në faza dhe do të ndikohet nga kushtet e motit dhe në disa raste nga kufizimet sezonale. Sapo të ndërtohet, vetë tubacioni në tokë do të mbulohet të paktën një metër nën tokë dhe prandaj nuk do të shihet në të gjithë gjatësinë e tij.

Duke mbrojtur mjedisin

Duke mbrojtur mjedisin

Angazhimi i TAP-it për mjedisin është në zemër të projektit tonë. TAP është angazhuar për të shmangur, minimizuar dhe lehtësuar çdo efekt negativ në mjedis. Rruga e TAP është përzgjedhur me kujdes për të shmangur zonat e ndjeshme mjedisore kudo që të jetë e mundur.

Ceremoni Përurimi të Punimeve

Ceremoni Përurimi të Punimeve

Më 17 maj 2016, në Selanik, Greqi, TAP mbajti ceremoninë e inaugurimit të ndërtimit. Ngjarja e nivelit të lartë u organizua nën patronazhin e Alexis Tsipras, Kryeministër i Republikës Greke, dhe morën pjesë personalitete nga më shumë se 10 vende të BE. Aksionarë nga BP, SOCAR, Snam, Fluxys, Enagás dhe Axpo dhe mbi 300 mysafirë morën pjesë.

Transporti i tubave dhe logjistika

Transporti i tubave dhe logjistika

Procesi i transportimit, magazinimit dhe transportimit të mijëra tonëve të tubave dhe nyjeve të çelikut të nevojshme për ndërtimin e një projekti madhor të infrastrukturës së gazit kërkon orkestrim të kujdesshëm. Ja një paraqitje e shkurtër e skenës së procesit kompleks – edhe interesant- të logjistikës së TAP-it.

Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Shqipëri

Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Shqipëri

TAP do të kalojë zonën malore të Shqipërisë me pikën më të lartë të ngritjes së gazsjellësit në afërsisht 2,100 metra. Makineri dhe pajisje të rënda, siç janë tubat prej 18 metrash që peshojnë disa ton, duhet të kenë qasje të sigurt në këto zona të largëta. Në verën e vitit 2015 TAP filloi ndërtimin dhe përforcimin e disa rrugëve dhe urave gjatë gjurmës së gazsjellësit. Kjo infrastrukturë do të vijë në ndihmë të  komuniteteve lokale për dekadat e ardhshme.

Korporatë / të përgjithshme

Korporatë / të përgjithshme

Imazhet korporative që TAP ka përdorur në materialet e marketingut dhe komunikimit: postera, fletëpalosje, parulla, faqe interneti etj.