Skip to main content

Kthehu pas Dokumentet VNMS

VNMS Shqipëri - Amendmenti 4

Për shkak të strukturave të paqëndrueshme gjeologjike, TAP në një numër seksionesh të gazsjellësit ka qenë i detyruar të devijojë gazsjellësin nga gjurma e parë. Në Qershor 2017, Agjencia Kombëtare e Mjedisit miratoi amendamentin nr.4 të VNMS-së që konsiston në katër devijime gjurme. Tre devijime, ai i Tërpollarit, që përfshin një rrugë kalimi dhe një kamp të përkohshëm, dhe i Osojës e Orizajt ndodhen në zonën e Skraparit, ndërkohë që devijimi i Sqepurit ndodhet në territorin e Urës Vajgurore.

Të gjitha ndryshimet janë projektuar që të kenë ndikimin minimal mbi mjedisin dhe komunitetin.

Vëzhgimet në terren të VNMS dhe raportet përkatëse për ndryshimet në projekt të përgatitura nga një ekspert i pavarur mjedisor janë në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me Kërkesat e Performancës së BERZH-it. Sipas vlerësimeve të ekspertit të pavarur mjedisor, ndryshimet nuk shkaktojnë ndikime mjedisore dhe sociale shtesë krahasuar me Raportin e VNMS-së së parë.

Numri dhe data e vendimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mund të gjenden në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në http://akm.gov.al/. Një kopje e raporteve të VNMS-së si dhe vendimet përkatëse të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mund të gjenden më poshtë:

 

Raporti paraprak i VNMS Devijimi Orizaj [PDF]

shkarko dokumentin (5.58 MB)

Raporti paraprak i VNMS Devijimi Osoja [PDF]

shkarko dokumentin (4.59 MB)

Raporti paraprak i VNMS Devijimi Sqepur [PDF]

shkarko dokumentin (6 MB)

Raporti paraprak i VNMS Devijimi Terpollar [PDF]

shkarko dokumentin (10.32 MB)