Skip to main content

Kthehu pas Dokumentet VNMS

VNMS Shqipëri - Ndryshim (në Anglisht)

Ndryshimi numër 1 i VNMS-së në Shqipëri përshkruan një ri-gjurmëzim të tubacionit në pjesën tokësore dhe projektimin e një rruge të re ndihmëse.

Korrigjimi i gjurmës është ndërmarrë për të shmangur një koncesion minerar në afërsi të Urës Vajgurore, Berat (L1577) dhe për t’u siguruar që proces anashkalon tokën e licencuar për minierë gurore. Ky ri-gjurmëzim mundëson ndërtimin e tubacionit në një distancë minimale prej 230 m nga kufiri i zonës së koncesionit dhe ka si qëllim të minimizojë ndikimin në mjedis.

Rruga e re ndihmëse  (444_ e Re, midis KP 71.8 dhe KP 78) ndodhet në seksionin lindor qendror të gazsjellësit në Malet e Ostrovicës. Rruga me gjatësi 6.4 km është projektuar si rrugë shërbimi me një korsi, duke kufizuar kështu në minimum të gjitha ndikimet e mundshme mjedisore.

Bazuar në tiparet e gjetjeve, tiparet e bazës fillestare dhe llojet e ndikimeve të pritshme, masat e veçanta parandaluese / lehtësuese dhe planet përkatëse të menaxhimit në lidhje me gjurmën e re janë të ngjashme me ato të paraqitura më parë në kuadrin e VNMS-së së TAP-it për Shqipërinë (2013).

Ndryshimi numër 1 i VNMS-së mori gjithashtu në konsideratë edhe dy rrugë të reja ndihmëse (përkatësisht 489_A dhe 498_1_A) si dhe ri-gjurmëzimin në zonën koncesionare në afërsi të Fshatit Ustie (L1473), përgjatë rrugës kombëtare Poliçan – Çorovodë. Megjithatë, që prej përgatitjes dhe dorëzimit të Ndryshimit të VNMS-së në maj të vitit 2015, është arritur në përfundimin që këto tre ndryshime në projekt nuk janë më të nevojshme për shkak të ndryshimit në hartimin e projektit.

Në gusht të vitit 2015, Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Shqipëri miratoi paketën e Ndryshimit 1 të VNMS-së së TAP-it. Vendimi mund të gjendet në këtë lidhje.

 

TAP Shqipëri Shtojcë VNMS për gjurmën e re të projektit TAP [PDF]

shkarko dokumentin (13.99 MB)

Shtojca 1- Harta e gjëndjes së mjedisit në rajonin ku do të zbatohet programi [PDF]

shkarko dokumentin (4.45 MB)

Shtojca 2- Raport përmbledhës i gjetjeve në gjurmët e reja të projektit [PDF]

shkarko dokumentin (3.55 MB)