Skip to main content

Kushtet dhe Rregullat e Përdorimit

Gazsjellësi Trans Adriatik AG (TAP) ofron këtë faqe interneti për informacionin, edukimin dhe kënaqësinë tuaj. Ju lutemi, lexjeoni me kujdes sikundër vijon, përpara se ta përdorni këtë faqe interneti. Hyrja dhe përdorimi i kësaj faqe interneti është subjekt i këtyre rregullave dhe kushteve. Nëse nuk bini dakord me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet të hyni dhe nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

TAP rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në formatin dhe informacionin në këtë faqe interneti, në çdo kohë dhe pa asnjë paralajmërim. Edhe pse TAP ka bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që informacioni i dhënë është i besueshëm, i saktë dhe i plotë në kohën e përfshirjes në këtë faqe, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për çfarëdo gabimi të paqëllimshëm dhe të rastit. Ju mbështeteni në këtë informacion rreptësisht vetëm me përgjegjësinë tuaj.

E drejta e autorit për faqet e internetit dhe të gjitha dokumentet e disponueshme këtu i  takojnë TAP. Ju jeni të lirë të shkarkoni informacion nga kjo faqe interneti për përdorimin tuaj personal, por ju nuk mund ta riprodhoni apo ribotoni atë, në asnjë formë pa pëlqimin tonë të shprehur.

Edhe lidhjet e ofruara në këtë faqe interneti janë në dispozicionin tuaj vetëm për lehtësi dhe informim. TAP nuk është përgjegjës për përmbajtjen ose besueshmërinë e faqeve të tjera, për të cilat ne ofrojmë një lidhje dhe këto lidhje nuk tregojnë që TAP miraton ose aprovon pikëpamjet që janë shprehur në këto faqe të tjera interneti. Aksesi juaj në ndonjë nga faqet e palëve të treta të lidhura me faqen tonë është tërësisht në rrezikun/përgjegjësinë tuaj.

Për aq sa është e lejuar nga ligji, TAP, drejtorët, punonjësit, kontraktorët dhe agjentët, e tij nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë humbje apo dëm të çfarëdoshëm që rrjedh nga, ose në ndonjë mënyrë ka lidhje me, përdorimin e kësaj faqe interneti, ose ndonjë faqe interneti tjetër të lidhur me këtë faqen tonë zyrtare.

Ne nuk garantojmë që funksionimi i internetit do të jetë i pandërprerë, ose që serveri nuk do të ketë viruse kompjuterike. Ju pranoni se është përgjegjësia juaj që të zbatoni procedura të mjaftueshme dhe kontrolle virusesh për të përmbushur kërkesat tuaja të veçanta.

Videot, Fotografitë, Hartat

TAP-i është pronari i faqes së internetit, dizajnit të saj grafik, përmbajtjes, faqeve, dokumenteve si dhe fotografive dhe videove të paraqitura në të (përmbajtja e faqes së internetit të TAP-it). Përmbajtja e faqes së TAP-it është e mbrojtur nga Akti Federal Zviceran për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e tjera Përkatëse Nr. 231.1 datë 9 tetor 1992 (Ligji për të Drejtat e Autorit) dhe të gjitha ligjet e tjera të zbatueshme. Të drejtat e autorit, riprodhimit dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale janë të rezervuara. Faqja e TAP-it nuk duhet të kopjohet apo të riprodhohet në asnjë formë të modifikuar apo përshtatur, nuk duhet të përdoret pjesërisht apo plotësisht, nuk duhet të përdoret për të përgatitur punime që rrjedhin prej saj, nuk duhet të paraqitet, të publikohet, të shpërndahet, të transferohet, transmetohet, apo të shfrytëzohet në mënyra të tjera pa i njohur të drejtat përkatëse TAP-it, duke përfshirë njoftimin e mëposhtëm për të drejtën e autorit “©Trans Adriatic Pipeline AG, të gjitha të drejtat e rezervuara”.

TAP-i mbetet pronari dhe rezervon të gjitha të drejtat lidhur me përmbajtjen e faqes së TAP-it. Nëse nuk bihet dakord ndryshe midis TAP-it dhe përdoruesit, të gjitha përdorimet e faqes së internetit duhet të shoqërohen me informacionin për të drejtën e autorit dhe njoftimin për pronësinë e fotografive. Në të kundërt, ose nëse informacioni është i pasaktë, TAP-i ka të drejtën e kompensimit përkatës. Përdoruesi bie dakord të mos ndryshojë, modifikojë, ose ulë cilësinë e asnjë fotografie të ngarkuar, ose përmbajtjes së faqes së TAP-it, dhe siguron një përdorim të saktë dhe me respekt të imazhit, ose përmbajtjes së faqes së TAP-it që nuk bie ndesh dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon negativisht biznesin, parimet dhe vlerat e TAP-it.

TAP-i nuk mund të jetë përgjegjës për dëme të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta të shkaktuara nga përdorimi i përmbajtjes së faqes së TAP-it dhe përdorimi i saj, si rrjedhojë, ndërmerret nga përdoruesi që pranon rrezikun dhe përgjegjësinë e plotë për këtë veprim. Përdoruesi bie dakord to shpërblejë TAP-in për të gjitha pretendimet e ngritura kundër TAP-it në lidhje me përdorimin e faqes së TAP-it nga ana e përdoruesit, dhe është vetëm përgjegjësi e përdoruesit të sigurohet që përdorimi është në përputhje me të gjitha ligjet dhe që nuk shkel të drejtat e palëve të treta. Termat e lartpërmendur për përdorimin rregullohen nga legjislacioni material zviceran, përjashtuar konfliktin me dispozitat ligjore dhe përdoruesit objekt i juridiksionit ekskluziv të gjykatave në selinë e regjistruar të TAP AG.

Juridiksioni

Përdorimi i faqes së internetit të TAP dhe ky njoftim rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve të Zvicrës.