TAP paraqet njoftimin e kontratës për furnizimin dhe instalimin e kompresorëve të gazit me turbinë në Greqi dhe në Shqipëri Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP paraqet njoftimin e kontratës për furnizimin dhe instalimin e kompresorëve të gazit me turbinë në Greqi dhe në Shqipëri

27 qershor 2014

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) po vijon fazën e parakualifikimit të furnitorëve të mundshëm për ndërtimin e gazsjellësit të gazit natyror me trysni të lartë prej 870 km gjatësi si dhe infrastrukturën e lidhur me të në Greqi, Shqipëri, Detin Adriatik dhe me dalje në tokë në Italinë e Jugut.

Këtë javë TAP-i ka paraqitur njoftimin e tij të katërt të kontratës në Gazetën Zyrtare të BE-së – Gazeta e BE-së: Link to the announcement for the supply and installation of ~ 15 MW range gas turbine turbo compressors.

TAP do të blejë gjashtë kompresorë me turbo për t’u instaluar në dy stacione kompresorë. Tre do të instalohen në një stacion kompresor në Shqipëri, në afërsi të Fierit, dhe tre do të instalohen në një stacion kompresor në Greqi në afërsi të Kipoit. 

Kompanitë e interesuara për t’u parakualifikuar për këtë kontratë duhet të kërkojnë një pyetësor parakualifikimi nga TAP-i jo më vonë se 14.07.2014. Kërkesa mund t’i dërgohet TAP-it me postë elektronike në pqq.turbocompressors@tap-ag.com.

Fushë veprimi i kësaj Kontrate Furnizimi do të përfshijë prodhimin, dorëzimin, fazën inxhinierike, instalimin, dhe fazën paraprake të vënies në punë të kompresorëve me turbo. Furnitorët e mundshëm duhet të tregojnë se pajisjet e tyre janë të një “teknologjie të sprovuar”, që është përdorur me sukses në stacione kompresorë të ngjashëm me ata të TAP-it.

Stacionet kompresorë do të ndërtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të industrisë mbi shëndetin dhe sigurinë, do të vendosen në largësi të madhe nga zonat me popullatë të dendur, dhe do të shkaktojnë ndikim minimal mbi mjedisin dhe komunitetet vendore. TAP-i ka hartuar një grup masash për lehtësimin e ndikimit siç edhe përshkruhet në Vlerësimet e tij të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS në Shqipëri dhe VNMS në Greqi).

Parakualifikimi aktual është i katërti, pas njoftimeve të kontratave për ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipëri, ndërtimin e tubacionit tokësor në Greqi dhe Shqipëri, dhe ndërtimin e stacioneve kompresorë në Greqi dhe Shqipëri. Për të pasur një pamje të plotë të procesit të prokurimeve të TAP-it, vizitoni: www.tap-ag.com/tenders.

Njoftimet e ardhshme për kontrata që do të paraqiten nga TAP-i gjatë tre muajve në vazhdim do të përfshijnë parakualifikimin e kompanive që do të ofrojnë furnizimin me Valvula me Diametër të Madh dhe tuba çeliku  për pjesën tokësore të TAP-it. Nëse jeni të interesuar të merrni përditësime të rregullta nga TAP-i (jo vetëm mbi prokurimet), ju lutemi Abonohuni.

Mbi Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz nga fusha shumë e madhe e Shah Deniz II në Azerbajxhan drejt Evropës. Gazsjellësi me gjatësi rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek në afërsi të Kipoit. Më pas do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë, dhe Detin Adriatik përpara se të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut. 

TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe nuk varet nga grantet ose subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi planifikohen të kryhen në fund të vitit 2018, furnizimet e para në Evropë do të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP-it janë si vijon: BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).


Kontakt Kërkesa nga media: media@tap-ag.com