TAP paraqet identitetin e ri vizual për të shënuar fazën e re të projektit Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP paraqet identitetin e ri vizual për të shënuar fazën e re të projektit

08 korrik 2014

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) paraqiti sot identitetin e tij të ri vizual dhe një faqe interneti për t’u përgatitur për fazën e ardhshme të zhvillimit të projektitndërkohë që përgatitjet vazhdojnë për ndërtimin e tubacionit prej 870 km, që do të jetë një përbërës i rëndësishëm i Korridorit Jugor të Gazit, dhe që do të transportojë gaz natyror nga Azerbajxhani për në tregjet evropiane

Identiteti i ri vizual i TAP-it përbëhet nga një logo e re dhe plot dritë, si dhe një faqe interneti të sapo hapur.

Kjo faqe do t’u ofrojë komuniteteve në vendet tranzit të gazsjellësit, pra në Greqi, Shqipëri dhe Itali, informacion të detajuar, të përditësuar, dhe të rëndësishëm mbi projektin. Temat e trajtuara në faqen e re të internetit përfshijnë procesin e blerjes dhe servitudit të tokës, qëndrimin lidhur me prokurimet, dhe përfitimet që do të sjellë TAP-i. Faqja e internetit ka gjithashtu si qëllim të jetë një burim publik me vlerë për palët e shumta ndërkombëtare të interesit të TAP-it.

TAP vazhdon të ecë përpara në përgatitjet për ndërtimin e tubacionit i cili pritet të fillojë në vitin 2016, dhe me procesin e rrugëve të aksesit dhe urave të planifikuar për të filluar në vitin 2015. 

Michael Hoffmann, Drejtor i Punëve me Jashtë për TAP-in, shprehet se: “Ndërsa hyjmë në fazën tjetër mbresëlënëse të zhvillimit, është e rëndësishme që TAP-i të ketë një markë dhe një imazh që është qartësisht i njohur për të gjitha palët tona të interesit dhe që përfaqëson në mënyrën e duhur këtë projekt dinamik dhe largpamës. Faqja e re e internetit ka si qëllim të jetë një burim informacioni i besuar dhe serioz për palët tona të shumta të interesit vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke iu ofruar atyre informacion të saktë dhe në kohë në lidhje me të gjitha aspektet e TAP-it.”