TAP-i konfirmon miratimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor nga Qeveria Italiane Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP-i konfirmon miratimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor nga Qeveria Italiane

12 shtator 2014

Romë, Itali. Ministri i Mjedisit Gianluca Galletti, nënshkroi Dekretin e përputhshmërisë mjedisore të dorëzuar nga Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për pjesën italiane të gazsjellësit, duke përmbushur kështu një etape tjetër tejet të rëndësishme për projektin.

Miratimi vjen pas përfshirjes tejet të gjerë më të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë këtu edhe diskutimet e rregullta me komunitetet vendore, këshillimet publike dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet kombëtare dhe rajonale të përfshira në proces. TAP-i është i angazhuar të dorëzojë me përgjegjshmëri një projekt të klasit botëror në Itali, dhe për këtë qëllim, TAP-i do të vijojë të punojë ngushtë dhe në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira.

Raporti përfundimtar i VNM-së është në përputhje të plotë me legjislacionin italian dhe atë të BE-së, si dhe përmbush kërkesat ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror për në Evropë nga fushat e mëdha të Shah Deniz II në Azerbajxhan. Gazsjellësi me një gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, dhe më pas do të futet përsëri në tokë në Italinë e Jugut. 

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Vend hyrja e TAP-it në tokë në Itali, ofron mundësi të shumta për transport të mëtejshëm të gazit natyror nga Kaspiku në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, dhe Austria. 

TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë korridorit të gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe projekti nuk varet nga grantet apo nga subvencionet. Shitjet e para në Gjeorgji dhe në Turqi janë parashikuar të nisin në fund të vitit 2018, dhe kështu furnizimet e para në Evropë priten rreth një vit më vonë. 

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe  Axpo (5%).  

 

Informacion për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline