TAP konfirmon miratimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social nga ana e Qeverisë Greke Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP konfirmon miratimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social nga ana e Qeverisë Greke

12 shtator 2014

Athinë, Greqi. Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike e Greqisë dha miratimin e saj formal dhe nënshkroi Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) të dorëzuar prej Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për seksionin grek të tubacionit, duke përmbushur kështu një tjetër etapë tejet të rëndësishme për projektin. 

 

Miratimi i VNMS-së vjen pas një përfshirjeje tejet të gjerë me të gjitha palët përkatëse, përfshirë këtu diskutimet të rregullta me komunitetet vendore, këshillimet publike dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet vendore dhe kombëtare të përfshira në proces. TAP-i mbetet i angazhuar të dorëzojë me përgjegjshmëri një projekt të klasit botëror në Greqi, dhe për këtë qëllim, TAP-i do të vijojë të punojë ngushtë dhe në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira. 

Raporti përfundimtar VNMS është në përputhje të plotë si me legjislacionin grek ashtu edhe me atë të BE-së, si dhe përmbush kërkesat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  (BERZH) dhe ato të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC). 


FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP-i do të transportojë gaz natyror për në Evropë nga fushat e mëdha të Shah Deniz II në Azerbajxhan. Gazsjellësi me një gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, dhe më pas do të futet përsëri në tokë në Italinë e Jugut. 
Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Vend hyrja e TAP-it në tokë në Itali, ofron mundësi të shumta për transport të mëtejshëm të gazit natyror nga Kaspiku në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, dhe Austria. 
TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë korridorit të gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe projekti nuk varet nga grantet apo nga subvencionet. Shitjet e para në Gjeorgji dhe në Turqi janë parashikuar të nisin në fund të vitit 2018, dhe kështu furnizimet e para në Evropë priten rreth një vit më vonë. 
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe  Axpo (5%).  

Informacion për Median: media@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline