Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Enagás i bashkohet Gazsjellësit Trans Adriatik | Fluxys rrit vlerën e aksioneve në nivelin e 19%

30 shtator 2014

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) njoftoi sot se Enagás i është bashkuar projektit si një aksionar i ri me një nivel aksionesh prej 16% të kompanisë. Për më tepër, aksionari ekzistues Fluxys ka rritur nivelin e tij të aksioneve në kompaninë TAP nga 16% në 19%.

Marrëveshja e re vjen pas blerjes nga Enagás dhe  Fluxys të 19% të aksioneve të TAP që më parë ishin të zotëruara nga E.ON (9%) dhe Total (10%).

Aksionarët e TAP-it tashmë janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kjetil Tungland, Drejtor Menaxhues i TAP-it tha: “Sipërmarrja e Përbashkët TAP ka qenë gjithmonë e hapur për partneritete të reja strategjike dhe unë jam shumë i kënaqur që kam mundësinë t’i uroj Enagás mirëseardhjen në TAP. Këto zhvillime janë vazhdimësi e modelit tonë të suksesshëm të sipërmarrjes së përbashkët që ka bashkuar prodhuesit, aktorët e rrjedhës së mesme dhe blerësit e gazit për zhvillimin e këtij projekti të rëndësishëm. Enagás, si një kompani e madhe gazi me një histori të gjatë investimesh të rëndësishme infrastrukturore në Evropë dhe në Amerikën e Jugut, do të ndihmojë me përforcimin e mëtejshëm të pozicionit strategjik të TAP-it si një projekt me të vërtetë evropian që do të transportojë prodhimin e një burimi të ri gazi në tregjet energjetike të kontinentit.”

Andy Lane, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të TAP AG tha: “Ndërkohë që përgatitemi për fazën e ardhshme thelbësore, që nis me ndërtimin e rrugëve dhe urave në fillim të vitit 2015 në Shqipëri, dëshiroj të falënderoj si E.ON ashtu edhe Total për angazhimin e tyre të fuqishëm dhe kontributin e dhënë për zhvillimin e TAP-it. Gjithashtu dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen Enagás si aksionar të ri të TAP-it.”

 

FUND

Deklaratat për shtyp të Enagás dhe Fluxys mund të gjenden këtu dhe këtu.

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin me gaz në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vende të tjera. Dalja e TAP-it në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. 

TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të kryhen në fund të vitit 2018, furnizimet e para në Evropë pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. 
Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetja nga media: media@tap-ag.com
Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline