Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP punëson Ian Bradshaw si Drejtorin e ri Menaxhues

07 janar 2015

 

Baar, Zvicër.  Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) konfirmoi emërimin e Ian Bradshaw në postin e Drejtorit të ri Menaxhues në Baar duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2015.

Kjetil Tungland do të rikthehet në Norvegji pas një periudhe prej më shumë se katër vite e gjysmë në drejtim të projektit joint-venture dhe pas përfundimit të mandatit të delegimit të tij në TAP nga kompania Statoil. Kjetil iu bashkua projektit TAP në prill të vitit 2010 dhe drejtoi projektin me sukses drejt përzgjedhjes që erdhi në qershor të vitit 2013.

Ian i bashkohet TAP dhe vjen nga BG Group ku ka mbajtur që prej vitit 2005 disa poste të larta drejtuese. Posti i tij i fundit ishte Zëvendës-President i Projekteve Kapitale dhe mbikëqyrte përmbushjen e projekteve globale të Grupit.

Përpara këtij pozicioni, Ian ka mbajtur postin e Zëvendës-Presidentit të BG në Australi, ku ka luajtur një rol kryesor në sjelljen me sukses të mega projektit QCLNG përpara Bordit të BG për marrjen e vendimit përfundimtar për investim.

Karriera e Ian përfshin tridhjetë e katër vjet përvojë teknike dhe tregtare në industrinë botërore të naftës dhe gazit ku ka mbajtur si poste në projekte, ashtu edhe në korporatë. Pas diplomimit për Shkenca Inxhinierike në Universitetin e Durhamit, për pesëmbëdhjetë vjet ai ka mbajtur poste drejtuese teknike dhe në menaxhimin e projekte për kompaninë Shell duke punuar në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Malajzi dhe Norvegji. Gjatë punës së tij në Shell, përgjegjësitë e Ian përfshinin punën me portofolin tregtar të Shell në Detin e Veriut në MB në postin e Drejtuesit të Lartë të Zhvillimit të Biznesit, ku ishte përgjegjës për arritjen e marrëveshjeve 10-palëshe në lidhje me tubacionin SEAL.

Pas kësaj, Ian zgjeroi përvojën e tij tregtare në lidhje me rrjedhën e poshtme [downstream], duke u mbajtur pozicionin e Menaxherit të Furnizimit, Operacioneve dhe Tregtisë për Shell Gas Direct (Kompani Marketingu dhe Tregtie Gazi dhe Energjie Elektrike në MB), e cila më pas u bë pjesë e Shell Energy Europe.

Në vitin 2008 Ian përfundoi Programin për Drejtuesit Ekzekutiv në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork dhe është anëtar i Institutit të Drejtorëve.

Andy Lane, Kryetar i Bordit Drejtues të TAP u shpreh: “Jam me të vërtetë i kënaqur që kemi punësuar Ian për të drejtuar projektin TAP gjatë fazës së tij të ardhshme dhe të rëndësishme, ndërsa përgatitemi për ndërtimin e gazsjellësit që do të nisë në vitit 2016. Ian ka një përvojë të gjerë në projekte gazi dhe nafte që do të jenë një aset me të vërtetë i rëndësishëm ndërsa ai çon projektin përpara drejt përfundimit.

Do të doja gjithashtu që me këtë rast të shpreh në emër të të gjithë bordit të TAP falënderimet tona të përzemërta për Kjetil, për këmbënguljen, përkushtimin dhe mbi të gjitha për drejtimin e shëndoshë dhe të përkushtuar që solli sukses të jashtëzakonshëm për TAP duke sjellë përzgjedhjen e tij në qershor të vitit 2013 si tubacioni i preferuar evropian për transportimin e gazit të Shah Deniz II për në Evropë”. 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vende të tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com|www.twitter.com/tap_pipeline