Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Ecuria e procesit të prokurimit të TAP 2014 dhe publikimi i listave të ofruesve për të mbështetur nën-kontraktorët e mundshëm

29 janar 2015

 

Gjatë vitit 2014, Trans Adriatic Pipeine (TAP) hapi procesin e tij të prokurimit për shërbime dhe mallra për projektin TAP.

Ky proces vazhdoi gjatë 2014 dhe gjatë kësaj periudhe TAP ftoi të gjithë kompanitë pa përjashtim - përfshirë ato në vendet pritëse (Greqi, Itali dhe Shqipëri) - të cilat ishin të interesuara të punonin për TAP, për të marrë pjesë në procesin e para-kualifikimit në mënyrë që të kishin mundësi potenciale të kualifikoheshin për Ftesat për Tender (FT). Gjatë para-kualifikimit TAP vlerësoi të gjithë kompanitë të cilat aplikuan për listat e TAP ku shpreheshin kërkesat për secilën kontratë. Kjo kishte të bënte me vlerësimin e eksperiencës përkatëse, kapaciteteve, situatën financiare dhe aftësitë e kompanive për të përmbushur standardet e larta të TAP lidhur me Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin dhe që të demonstronin një politikë pa dëmtime.

Një përmbledhje e njoftimeve të para-kualifikimi të vitit 2014 mund të gjendet këtu poshtë:

  • Rrugët ndihmëse dhe urat në Shqipëri
  • Ndërtimi i gazsjellësit në tokë nga ana Inxhinierike, Prokurimi dhe Ndërtimi (EPC)
  • Stacionet e EPC (Shqipëri dhe Greqi)
  • Valvula me bllokim me sfera me diametër të gjerë
  • Njësit e kompresorit të turbinës turbo të gazit
  • Tubet dhe kthesat në tokë

Si rrjedhojë, u nxorën FT të mëposhtme për një numër aplikantësh të suksesshëm, duke përfshirë kompani nga vendet pritëse të TAP në Greqi, Itali dhe Shqipëri.

  • Rrugët ndihmëse dhe urat në Shqipëri
  • Ndërtimi i gazsjellësit në tokë (Greqi dhe Shqipëri)
  • Stacionet e EPC (Shqipëri dhe Greqi)
  • Valvula me bllokim me sfera me diametër të gjerë
  • Njësit e kompresorit të turbinës turbo të gazit

Gjatë punës së tij për vitin 2015, TAP planifikon të nxjerrë FT për tubat dhe kthesat në tokë si dhe të publikojë para-kualifikimin dhe të ftojë kandidatë të suksesshëm për tender për kontratat e mëposhtme:

  • Punimet e EPC në tokë në Itali (stacioni dhe gazsjellësi i Terminalit të Pritjes së Gazsjellësit)
  • Sistemi SCADA (Kontrolli i Supervizimit dhe Përftimi i të Dhënave)
  • Ndërtimi i gazsjellësit në tokë Instalimi Inxhinierik, Prokurimi dhe Ndërtimi
  • Tuba në tokë
  • Kabull me fibër optike

TAP pritet që t'i bëjë pjesën më të madhe të këtyre kontratave gjatë pjesës së dytë të vitit 2015.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet nën-kontratorëve të mundshëm dhe kontratorëve të EPC të TAP

TAP ka ndërmarrë një numër aktivitetesh të cilat lehtësojnë bashkëpunimin ndërmjet ofruesve EPC së TAP dhe nën-kontraktorëve të mundshëm. Kjo përfshin organizimin e aktivitetevepër krijimin e rrjeteve të ofruesve në Greqi dhe në Shqipëri në 2014 dhe 2015 dhe të një aktiviteti tjetër i cili është planifikuar të bëhet në 2015 në Itali.

Aktiviteti i parë u organizua në Shqipëri në tetor 2014 (shikoni këtu) dhe u ndoq nga dy aktivitete të tjera në Greqi (shikoni këtu) dhe një tjetër në Shqipëri (shikoni këtu) në janar 2015. Këto aktivitete sollën së bashku ofruesit e para-kualifikuar dhe nën-kontraktorët  e mundshëm për të krijuar rrjete bashkëpunimi dhe për të hulumtuar mundësi për bashkëpunim lidhur me kontratat e TAP.

Në linjë me aktivitetet e mësipërme për krijimin e rrjeteve të ofruesve, TAP ka vendosur të bëjë publike listën e ofruesve lidhur me kontratat e listuara më poshtë, në mënyrë që të lehtësojë mundësitë potenciale për kompanitë të cilat janë të interesuara të punojnë si nën-kontraktore:

  • Rrugët ndihmëse dhe urat në Shqipëri
    • AKTOR S.A.
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Gener 2 Sh.p.k dhe Sicilsaldo S.p.A.
    • Terna S.A.
    • SMK Ulusal Construction dhe Trade Co. Inc.
    • Alb-Star Ltd.
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Strabag AG dhe Trema Engineering 2 Sh.p.k
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Habau Hoch-und Tiefbaugesellschaft m.b.H and Salillari Ltd.
    •  
  • Tubacioni në tokë i EPC (Shqipëri dhe Greqi)
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Punj Lloyd Ltd. dhe SICIM S.p.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Nuova Ghizzoni S.p.A., SicilsaldoS.p.A. dhe Metka S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Max Streicher GmbH & Co. KG aA, Denys plc dhe Terna S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet BonattiS.p.A. dhe J&P-Avax S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Spiecapag – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • China Petroleum Pipeline Bureau – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • SaipemS.p.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Consolidated Contracting Engineering & Procurement S.A.L.- Në tokë – për lotet në Shqipëri
    • Sinopec International Petroleum Service Corporation – për lotet në Shqipëri
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet PPS Pipeline Systems GmbH dhe Habau Hoch-und Tiefbaugesellschaft m.b.H. – për lotin në Shqipëri
  • Stacionet EPC (Shqipëri dhe Greqi)
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Renco SPS dhe Terna S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Max Streicher GmbH & Co. KG aA – për lotin në Shqipëri
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet APS Engineering C. Roma S.p.A. dhe Progetti Europa & Global S.p.A. – për lotin në Greqi
    • Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet ABB S.p.A. dhe J&P-Avax S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Punj Lloyd Ltd. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi
    • Rheinmetall International Engineering GmbH – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

TAP ka krijuar gjithashtu një platformë regjistrimi online në faqen e tij të internetit, ku nën-kontraktorët e mundshëm të interesuar për të punuar me një nga kontraktorët e TAP-it mund të regjistrojnë detajet e tyre. TAP i nxit ofruesit që ta përdorin mënyrën e regjistrimit online dhe të  ndajnë detajet e kontaktit të ofruesve të regjistruar me ofruesit/kontraktorët e EPC. Ju mund të regjistroheni duke klikuar linkun e mëposhtëm: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor