Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Tek sa shohim drejt së ardhmes, të ndërtojmë mbi suksesin

02 shkurt 2015

 

Më 1 shkurt 2015, TAP-i mirëpriti Ian Bradshaw si Drejtorin e ri të Përgjithshëm.

"Jam i lumtur që kemi punësuar Ianin për të udhëhequr projektin TAP në fazën e tij të ardhshme dhe të rëndësishme ndërsa po përgatitemi për ndërtimin e tubacionit, në fillim të 2016," tha Andy Lane, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të TAP-it. "Ian ka shumë përvojë në projekte të naftës dhe gazit, gjë që do të jetë një pasuri e madhe për çuarjen e projektit drejt përfundimit."

Ndërsa Ian po sistemohet në rolin e tij të ri, ne e pyetëm për mendimet e tij mbi TAP-in, sfidat e ardhshme, dhe prioritetet e tij si drejtues i projektit.

Çfarë ju bën të rekomandueshëm për këtë post?

Me më shumë se 30 vjet eksperiencë në industrinë e naftës dhe të gazit, kam mbajtur një sërë rolesh të rëndësishme për përmbushjen e një game të gjerë marrëveshjesh tregtare dhe projektesh teknike në vende të ndryshme gjeografike dhe kulturore. Në funksionet e mia të mëparshme përfshihen përgjegjësi të krahasueshme në madhësi, kompleksitet dhe shpejtësi zhvillimi dhe shpresoj që këto detyra të më kenë përgatitur mirë për këtë pozicion të ri udhëheqje të projektit TAP, ndërkohë që ai po hyn në fazën e “ndërtimit”.

 

Çfarë të tërhoqi tek TAP?

TAP-i është një projekt me rëndësi të veçantë shoqërore jo vetëm për popujt e Evropës, për të cilët ai do të ofrojë larmi thelbësore në furnizimin me gaz, por edhe për kombin prodhues, Azerbajxhanin, dhe vendet transit të TAP-it, TANAP-it dhe SCP-së si: Italia, Shqipëria, Greqia, Turqia dhe Gjeorgjia. Pra, TAP-i është një hallkë lidhëse jetësore në një zinxhir vlere kompleks dhe strategjik që do të sjellë një kontribut të rëndësishëm për sigurimin dhe larminë e së ardhmes së energjisë të Evropës. Ai do të sjellë burime të reja gazi në Evropë, do të rrisë konkurrencën në një sërë tregjesh, dhe do të hapë një rrugë të re duke sjellë përftim për vendet e Evropës Juglindore.

TAP-i është gjithashtu një sfidë me shumë aspekte dhe multi-kulturore, e detyra të tilla komplekse dhe të ndërlikuara më kanë tërhequr gjithmonë.

 

Cilat janë objektivat tuaja në rolin e ri?

Objektivi im i parë dhe më kryesor është të zhvilloj më tej punën e shkëlqyer që Kjetil ka bërë deri më sot dhe të inkurajoj vrullin që kemi në mënyrë që ne të mund të realizojmë një gazsjellës në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator të vendeve pritëse përkatëse, me  integritet operativ në pajtim me të gjithë standardet ndërkombëtare teknike përkatëse, brenda një buxheti të rënë dakord me aksionarët tonë, dhe që do të jetë gati për të pritur në mënyrë të sigurtë dhe për të transportuar gazin e parë nga Shah Deniz II në vitin 2020. Ndërsa projekti përgatitet për fazën e ndërtimit, e konsideroj të domosdoshme që ne të punojmë ngushtë me dhe të përmirësojmë marrëdhëniet tona tashmë të mira dhe të bëjmë aleanca me aktorë lokalë dhe rajonalë, si dhe të kryejmë operacione me efikasitet në terren së bashku me kontraktorët dhe nën-kontraktorët tanë në projektim, ndërtim, dhe prokurim duke garantuar një fillim të sigurtë, efikas dhe efektiv.

 

Na tregoni diçka më shumë për prioritetet afat-shkurtra.

Pas dorëzimit tejet gjithëpërfshirës dhe të plotë nga Kjetil, të cilin do të doja ta falënderoja personalisht, së pari,  do të takohem me të gjitha departamentet, për të mësuar në lidhje me sukseset si dhe sfidat e tyre aktuale, dhe të njihem me ekipin e TAP-it.

Gjithashtu, kam në plan të takohem me ekipet tona në të gjitha vendndodhjet kyç, dhe do të vizitoj secilën nga zyrat e vendeve ku operojmë brenda 60 ditëve të para në këtë rol. Për mua tani, është me përparësi të përqendrohem në mënyrën se si të përdor me sukses çdo minutë të këtij viti për të siguruar që ne të përgatisim terrenin për një fillim të sigurtë të ndërtimit të tubacionit kryesor në vitin 2016. Kjo do të thotë që të kemi tashmë të gjitha elementet vendimtare në aspektin e lejeve dhe miratimeve, sigurinë teknike të të gjitha planimetrive, të jenë kryer prokurimet e artikujve që kërkojnë kohë të gjatë në prodhim, dhe të jenë lidhur kontratat kryesore të ndërtimit.

Gjithashtu, do të na duhet të përfundojmë disa kontrata ndihmëse dhe përgatitore që janë kryesore, të tilla si: përfundimi i rrugëve dhe urave në Shqipëri që ne duhet të ndërtojmë ose përforcojmë këtë vit. Më pas, duhet të përgatemi për të bërë pjesë të ekipit shumë kontraktorët dhe nën-kontraktorë që do të punojnë me ne për projektin TAP, duke garantuar që ata të jenë të trajnuar dhe të jenë të aftë të përmbushin standardet e TAP-it për shëndetin, sigurinë në punë dhe pajtueshmërinë gjatë gjithë projektit.

 

Cila mendoni se do të jetë sfida juaj më e madhe?

Të sigurohem që unë dhe i gjithë ekipi drejtues i TAP-it vazhdimisht të garantojmë veten që, gjatë gjithë projektit, i kemi të gjitha proceset aktive siç duhet për të identifikuar të gjitha rreziqet dhe mundësitë e mundshme.

Për çdo rrezik të konsiderueshëm ne duhet të sigurohemi sa më shpejt që kemi marrë masat lehtësuese të duhura dhe të pranueshme, para së gjithash, për të mbajtur përgjegjësitë tona ligjore dhe rregullatore ndaj shoqërisë në përgjithësi, por, gjithashtu, për t’u siguruar që stafi ynë, kontraktorët, dhe nën-kontraktorët të mbeten të sigurtë dhe të shëndetshëm në të gjitha fazat e projektit.

Gjithashtu, ne duhet të sigurohemi që kemi marrë në shqyrtim çdo dhe secilën mundësi si dhe çdo mësim të nxjerrë gjatë rrugës, për të shmangur çdo vetëkënaqësi në praktikat tona të punës; dhe të kërkojmë e të zbatojmë çdo përmirësim teknik dhe tregtar në aktivitetet tona.

 

Keni një recetë për suksesin?

Nuk jam i sigurt nëse është një recetë, apo jo, dhe nëse i keni provuar ndonjëherë gatimet e mia, mund të vlerësoni përse jam paksa jo rehat me këtë metaforë, por mendoj se si drejtues, ka pesë përgjegjësi të  mëdha që unë kam kundrejt ekipit tonë.

Para së gjithash, vizioni duhet të jetë i qartë, jo vetëm vizion i nivelit të lartë, por duhet qartësi qëllimi dhe objektivash për çdo departament dhe nën-ekip.

Së dyti, kam një detyrim të pamasë ndaj ekipit për të siguruar që vizioni të komunikohet tek cilido në mënyrë të qartë dhe të përsëritur për të garantuar që ne të qëndrojmë të gjithë së bashku dhe në rrugën e duhur.

Së treti, si drejtues, ne duhet të ngremë në mënyrë të përgjegjshme të gjitha koalicionet dhe aleancat e nevojshme në vendet pritëse dhe me kontraktorët dhe nën-kontraktorët tanë, si dhe me të gjithë partnerët e tjerë ndërkombëtarë që janë të nevojshëm për të realizuar në mënyrë të sigurtë projektin tonë.

Më pas, duhet të sigurohem që ne të qëndrojmë të gjithë të motivuar për t’u përqendruar në realizimin e sigurtë dhe të frymëzoj me sukses njerëzit që të luftojnë në mënyrë konstante për përmirësimin e cilësisë.

Së fundmi, në qoftë se edhe unë mund të ndihmoj në identifikimin dhe zhvillimin e më shumë drejtuesve gjatë rrugës, atëherë do të jem i lumtur se kam përmbushur përgjegjësitë e mia drejtuese. Pra, nëse ju doni ta quani recetë, mendoj se përbërësit janë: vizioni, komunikimi, aleancat dhe  koalicionet, frymëzimi dhe motivimi, ndërsa zhvillohej më tepër drejtues.

Përveç këtyre sfidave drejtuese, ka gjithashtu disa fusha domethënëse të drejtimit të përgjithshëm që si ekip ne duhet t’i rregullojmë dhe, nëse është e mundur, t’i bëjmë më efektive dhe efikase. Jo me më pak rëndësi, është nevoja për të vlerësuar vazhdimisht mënyrën si ne po veprojmë me planet dhe parashikimet tona, duke përfshirë përqendrimin në prioritetet e duhura ndërsa identifikojmë qartë faktorët e kufizimeve tona. Përvoja më ka mësuar vlerën e menaxhimit në mënyrë efektive, gjurmimin, matjen dhe të sfidoj vazhdimisht arritjet dhe do bëj çmos që unë dhe ekipit ynë drejtues të mbeten besnik ndaj kësaj kredo.

 

Keni ndonjë mesazh për aksionarët e TAP-it?

TAP-i do të vazhdojë t’u kushtojë rëndësi angazhimeve ndaj mjedisit dhe komuniteteteve vendore, si dhe shëndetit dhe sigurisë. Ne vazhdojmë të jemi të angazhuar për të vepruar në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe efikase në ndërtimin e një gazsjellësi të sigurtë që do t’u shërbejë tregjeve për dekadat e ardhshme.

 

Në rolin e ri, çfarë ju emocionon më tepër?

Mbi të gjitha, të punoj me një ekip të talentuar që e ka  provuar tashmë angazhimin e tij në fazat e planifikimit, e lejeve dhe të zhvillimit të TAP-it. Gjithashtu, njohja me aktorët tanë kyç përgjatë të gjitha operacioneve tona në Greqi, Itali dhe Shqipëri; të kuptoj energjinë e tyre në mbështetje të TAP-it dhe çdo shqetësim që ata mund të kenë në lidhje me mënyrën në të cilën ne do të përmbushim përgjegjësitë tona në fazën emocionuese “të ndërtimit”.