TAP punëson dy Drejtorë Ekzekutivë ndërsa përgatitet për Ndërtimin e Projektit Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP punëson dy Drejtorë Ekzekutivë ndërsa përgatitet për Ndërtimin e Projektit

03 shkurt 2015

 

Baar, Zvicër. Në kuadrin e përgatitjeve për ndërtim dhe nisjen e fazës së ndërtimit, Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përforcuar ekipin e tij drejtues, duke punësuar Norman Ingram në pozicionin e Drejtorit të Projektit and Martin Mair si Drejtor Operacionesh. Të dy këto pozicione do të ushtrohen nga zyrat qendrore të TAP-it të ndodhura në Baar të Zvicrës.

Norman Ingram i bashkohet TAP nga BG Group në Queensland, Australi ku ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Projekti për Tubacionet dhe ka drejtuar ndërtimin, testimin dhe fillimin e veprimtarisë së tubacionit Queensland QCLNG. I arsmuar si inxhinier civil, Norman ka qenë i punësuar nga BP për më shumë se dy dekada dhe ka mbajtur disa pozicione drejtimi ekzekutiv të tilla si Drejtor Projekti, Drejtor Teknik, and Menaxher Projekti në vende si Turqi, Azerbajxhan dhe Alaskë. Gjatë detyrës së tij gjashtë vjeçare në Azerbajxhan, Norman ka mbajtur disa pozicione gjatë Fazës 1 të Shah Deniz, në lidhje me ndërtimin dhe testimin e Gazsjellësit të Kaukazit Jugor dhe ka qenë gjithashtu i përfshirë në Gazsjellësin Baku-Tblisi-Ceyhan.

Norman zëvendëson Sigurd Hamre, i cili ka shërbyer në TAP si Drejtor Teknik/Zhvillimi Projekti që prej vitit 2012 duke mbyllur kështu një detyrë trevjeçare të caktuar nga Statoil. Sigurd do të rikthehet në kompaninë Statoil në Norvegji në Mars të vitit 2015.

Martin Mair i bashkohet TAP nga Al Hosn Gas, i cili ka ndërmarrë zhvillimin në terren dhe operimin e fushave të gazit të Abu Dhabi National Oil Company (ADNOC). Martin ka shërbyer në Al Hosn Gas si Menaxher Prodhimi/Zëvendës President Prodhimi, me autoritet të plotë të deleguar si Zëvendës President i Lartë i Operacioneve të kompanisë. Më parë, ai ka shërbyer si Zëvendës President i Operacioneve i Al Hosn Gas për zhvillimin e fushës Shah. Martin është një profesionist i kualifikuar operacionesh dhe ka më shumë se 23 vjet përvojë në CAPEXe madhore të zhvillimit dhe dorëzimit të projekteve të reja duke përfshirë puset, sistemet e tubacionit dhe impiantet e përpunimit, përveç veprimtarisë dhe menaxhimit të aseteve në projekte të para-zhvilluara. Martin ka mbajtur gjithashtu edhe pozicione të tjera në menaxhim operacionesh në vendndodhje të tjera me diversitet global.

Ian Bradshaë, Drejtori i Ri Menaxhues i TAP (njoftimi për shtyp here (këtu)) komentoi: “Norman dhe Martin kanë përvojë të gjatë në punën me projekte madhore infrastrukturore ndërkufitare gazi. Jam me të vërtetë i kënaqur që ata i janë bashkuar ekipit të menaxhimit të TAP, ndërsa ne përgatitemi për ndërtimin e projektit, që është edhe faza e ardhshme dhe e fundit e projektit, në mënyrë që të jemi gati të presim gazin e Shah Deniz në vitin 2020. Për më tepër, doja të falënderoja Sigurd për të gjitha përpjekjet në zhvillimin e aftësive të larta teknike të TAP-it në nivelin e tyre të sotëm”.

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vende të tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com|www.twitter.com/tap_pipeline