Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Nxjerr Njoftimin për Kontratën e Ndërtimit Tokësor në Itali

26 mars 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka ftuar kompanitë e interesuara të para kualifikohen për ndërtimin e Terminalit Pritës të Gazsjellësit (PRT) dhe instalimin e tubacionit tokësor në Itali. 

Qëllimi është që fushëveprimi i punës të mbulojë dy lote të veçanta:

  • Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të PRT-së dhe
  • EPC-në e një tubacioni me gjatësi rreth 8 km dhe diametër prej 36 inç (rreth 91 cm) që do të lidhë tubacionin detar të projektit nga vend-hyrja e tij në tokë me PRT-në.

PRT-ja do të marrë gaz natyror nga seksioni detar i gazsjellësit dhe do të jetë gjithashtu qendra e kontrollit dhe mbikëqyrjes së TAP. PRT-ja do të integrohet në peizazhin përreth dhe do të ketë një ndikim të kufizuar pamor në zonë. Ky ambient do të lidhet me rrjetin e Snam Rete Gas.

Detajet e veçanta të njoftimit për kontratë mund të gjenden në Shtojcën e Gazetës Zyrtare të BE-së – Tenderët e Përditshëm Elektronikë (TED): link.

Afati i fundit brenda të cilit kompanitë mund të kërkojnë pyetësorin e para kualifikimit është data 7 prill 2015. Pas fazës së përzgjedhjes, TAP-i ka si synim të dërgojë Ftesat përkatëse për Tender (ITT) për ndërtimin tokësor në Itali në fund të tremujorit të dytë 2015

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor Prokurimesh për TAP tha: “Me nxjerrjen e këtij njoftimi për para kualifikim, TAP tashmë është në treg për të siguruar shërbimet EPC për ndërtimin e tubacionit që prej Kipoit në Greqi e deri në pikën përfundimtare në Italinë e jugut. Procesi ynë i përzgjedhjes mbetet transparent, rigoroz dhe me thekson fuqishëm përmbushjen e standardeve të Shëndetit, Sigurisë dhe Mjedisit si dhe angazhimin e dëshmuar të TAP-it për një politikë pa asnjë dëm.”

Për më shumë mbi procesin e prokurimeve të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

Nëse jeni një nën kontraktor dhe keni interes të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizotoni http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor për të regjistruar detajet tuaja, që më pas do t’u kalohen kompanive të ftuara të tenderojnë në procesin e prokurimit të TAP-it.

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga media:media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com|www.twitter.com/tap_pipeline