Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Zgjatet Periudha e Kohëzgjatjes së Përjashtimit të TAP

29 prill 2015

 

Baar, Zvicër. Autoritetet rregullatore në vendet pritëse të TAP-it, Greqi, Itali dhe Shqipëri, kanë nxjerrë një opinion të përbashkët që zgjatë periudhën e vlefshmërisë të përjashtimit të TAP-it nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin.

Përjashtimi i TAP-it është përditësuar në harmoni me datën e fillimit të eksportimit të gazit për në Evropë nga Faza 2 e Shah Deniz-it, që tani pritet të nisë në vitin 2020.  Kjo i mundëson TAP-it të jetë në përputhje të plotë me zhvillimet në pjesën e sipërme të rrjedhës në zinxhirin e vlerave të Korridorit Jugor të Gazit.

Opinioni i përbashkët i përditësuar vjen pas miratimit nga Komisioni Evropian [link].  si dhe pas një opinioni pozitiv nga ana e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë [link] Opinioni i përbashkët është zbatuar në vendet pritëse të TAP-it përmes vendimeve kombëtare.

Në vitin 2013, TAP-i siguroi përjashtim nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin [2009/73/EC], përfshirë njër përjashtim për aksesin nga palë të treta për kapacitetin fillestar prej 10 miliard metra kub në vit (bcm/v) për volumet e gazit nga Azerbajxhani të furnizuara në kuadër të marrëveshjeve përkatëse për shitjen e gazit me Shash Deniz për një periudhë prej 25 vitesh.

Lutz Landwehr, Drejtori i Tregtisë për TAP, tha: “TAP vazhdon të jetë në përputhje me të gjitha kushtet e përcaktuara në vendim për përjashtim, si edhe me legjislacionin evropian që lidhet me projektin tonë. Në përputhje me kërkesat e sigurimit të vendimeve për përjashtim për infrastrukturat të reja madhore të gazit, TAP-i do të përforcojë konkurrueshmërinë e furnizimit me gaz si dhe do të forcojë sigurinë e furnizimit në një sërë tregjesh Evropiane.”

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline