Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik lëshon Lejen me Autorizim Unik për TAP në Itali Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik lëshon Lejen me Autorizim Unik për TAP në Itali

20 maj 2015

 

Qeveria Italiane deklaroi sot se i ka dhënë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Lejen me Autorizim Unik. Autorizimi Unik është një leje kyç që i lejon TAP-it të vijojë punën për fillimin e ndërtimit të tubacionit në vitin 2016.

TAP-i dëshiron të falënderojë Qeverinë Italiane dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në procesin e dhënies së lejes me Autorizim Unik. Kjo i lejon TAP-it të vijojë punën për nisjen e ndërtimit të tubacionit në vitin 2016. TAP-i gjithashtu do të vazhdojë të përmbushë nevojat vendore dhe të punojë ngushtë me komunitetet vendore për të siguruar që ato të jenë tërësisht të informuara mbi procesin ndërkohë që projekti ecën përpara.

TAP-i do të jetë gati të transportojë gaz nga Shah Deniz II për në Evropë në fillim të vitit 2020.