TAP Shpall Ftesat për Tenderimin e Pjesës Detare Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Shpall Ftesat për Tenderimin e Pjesës Detare

09 qershor 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka nxjerrë një ftesë për Tender (ITT) për pjesën Inxhinierike, Prokurimin, Ndërtimin dhe Instalimin (EPCI) të pjesës detare të projektit. Tubacioni nënujor i TAP me diametër 36 inç në detin Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore, do të jetë rreth 105 km i gjatë. 

ITT-ja është e hapur për kompanitë që janë para kualifikuar në vijim të njoftimit për kontrate që TAP-i nxori në shkurt të vitit 2015. Fushëveprimi i EPCI-së përfshin punimet përkatëse në vend dalje dhe vend hyrje në Shqipëri dhe në Itali (përfshirë mikro tunelin), instalimin në pjesën detare, ndërhyrjet në fundin e detit, instalimin dhe furnizimin me kabullit me fibër optike, si dhe aktivitetet e para testimit dhe kontrollit.

TAP-i planifikon të japë kontratën EPCI për pjesën detare në fund të vitit 2015. Ndërtimi i pjesës detare të tubacionit është planifikuar të nisë në vitin 2017.

Ftesa e ardhshme për Tender që TAP do të nxjerrë është ajo për linjën e tubacionit detar.

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Lartë i Kontratave dhe Prokurimeve në TAP tha: “Ndërtimi i tubacionit detar është një projekt teknikisht i ndërlikuar. Si i tillë, përzgjedhja e ofertuesve që janë ftuar të tenderojnë ka ndjekur një proces para kualifikimi rigoroz, veçanërisht në lidhje me shqyrtimin e aftësisë së ofertuesve për të qenë të përkushtuar që të shmangin çdo dëmtim.”

Për më shumë informacion rreth procesit të prokurimeve të TAP dhe kontratat që ai parashikon të japë, ju lutemi vizitoni: www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

Nëse jeni nënkontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë që përzgjidhen nga TAP për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor për të regjistruar detajet tuaja. Ky informacion do t’u kalohet kompanive të ftuara të tenderojnë në procesin e prokurimeve të TAP-it.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media:media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline