Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Nxjerr Ftesat për Tender për Tubat e Pjesës Detare dhe Ndërtimin në Pjesën Tokësore në Itali

30 qershor 2015

 

Baar, Zvicër. Në qershor të vitit 2015, Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka nxjerrë dy Ftesa të reja për Tender (ITT).

  • Ftesa e parë ka të bëjë me tubat me diametër prej 36 inç (0.91 m) që do të përdoren në seksionin e projektit që do të kalojë përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore. Fushëveprimi i ITT-së përfshin gjithashtu edhe furnizimin e ndaluesve të deformimit në tubacion, veshjes dhe anodave për seksionin detar të tubacionit. ITT-ja është e hapur për kompanitë që janë para-kualifikuar pas nxjerrjes nga TAP të njoftimit për kontratën të bërë publik në shkurt të vitit 2015.
  • Ftesa e dytë ka të bëjë me Terminalin Pritës së Gazsjellësit (PRT) dhe instalimin e tubacionit tokësor në Itali. Fushëveprimi i punës përfshin dy lote: Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) e PRT-së dhe EPC-në për një tubacion me diametër 36 inç (0.91 m) me gjatësi rreth 8 km që lidh tubacionin detar të projektit në vend hyrje me PRT-në. ITT-ja është e hapur për kompanitë që janë para-kualifikuar pas njoftimit për kontratën që TAP bëri publik në mars të vitit 2015.

TAP-i planifikon që të dy kontratat të jepen në fund të vitit 2015.

Knut Steinar Kvindesland, Menaxher i Lartë për Kontratat dhe Prokurimet i TAP tha: “TAP-i po vijon punën në kuadrin e prokurimit të të mirave dhe shërbimeve. ITT-të për tubat e pjesës detare dhe ndërtimin tokësor në Itali janë dy nga paketat madhore të furnizimit për projektin TAP.”

Ftesa e ardhshme për Tender që do të nxirret nga TAP gjatë verës ka të bëjë me prodhimin dhe furnizimin e bashkimeve, bërrylave izolues dhe pritëseve të sondave. Deri në fund të vitit 2015, TAP-i do të nxjerrë edhe Ftesat për Tendet për Sistemet e Telekomunikacionit dhe të Sigurisë SCADA-n (kontrolli mbikëqyrës dhe mbledhja e të dhënave), si dhe Kabullin me Fibra Optike.

Për informacione të mëtejshme mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite

Nëse jeni një nën kontraktor dhe jeni të interesuar të punoni për një nga kompanitë e përzgjedhura nga TAP-i për kontratat e tij, ju lutemi vizitoni http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite/regjistrim-ne-bazen-e-te-dhenave-per-kompanite-e-interesuara-per-te-qene-nenkontraktore për të regjistruar detajet tuaja. Ky informacion do t’i kalohet kompanive të ftuara për tender gjatë procesit të prokurimit të TAP-it.

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Mediamedia@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com www.twitter.com/tap_pipeline