Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Nis Ndërtimin e Rrugëve dhe Urave Ndihmëse në Shqipëri

03 korrik 2015


Tiranë, Shqipëri: Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) njoftoi sot fillimin e punimeve për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri.

Me këtë rast u organizua një ceremoni përurimi, në afërsi të qytetit të Çorovodës, ku ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri, dhe Drejtori Menaxhues i TAP Ian Bradshaw. 

Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të autoriteteve të qeverisjes vendore dhe palë të tjera të interesuara, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ministri Gjiknuri theksuan rëndësinë e projektit për Shqipërinë. Si një nga investimet e huaja më të mëdha në vend, TAP-i do të ketë një ndikim pozitiv në sektorin energjetik në vend dhe do të ndihmojë duke nxitur investime të tjera të huaja, thanë ata në fjalët përkatëse.

Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw tha: “TAP ka si qëllim të ndërtojë një gazsjellës modern që do të sjellë gazin kaspik në Evropë në fillim të vitit 2020 dhe me siguri të plotë. Ndërtimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri është një pikë kritike për progresin e projektit tonë. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë parimin për të mos i shkaktuar asnjë dëmtim komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe të kemi impaktim minimal mbi mjedisin ndërkohë që sigurisë i japim përparësi të lartë. Ky është hap i rëndësishëm në plotësimin e këtij angazhimi.

Ai shtoi: “Rrugët dhe urat e rehabilituara do të kontribuojnë jo vetëm në modernizimin e infrastrukturës së transportit, por edhe për sigurinë gjatë transportit. Gjithashtu do të përforcojnë aksesin në tregje dhe shërbime, duke dhënë kështu kontribut në rritjen afat gjatë ekonomike të shumë zonave të Shqipërisë.”

Në tërësi, TAP do të:

  • Ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit, në Vishocicë, Vithkuq dhe Shtyllë në qarkun e Korçës; në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Therepelë, Vendreshë në qarkun e Beratit; dhe në Topojë në qarkun e Fierit.
  • Ndërtojë tre ura të reja dhe do të rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit.

Punimet për rrugët dhe urat ndihmuese priten të përfundojnë gjatë vitit 2016 duke i krijuar kushtet që fillimii punës për ndërtimin e gazsjellësit të nisin në verën e vitit 2016.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një investim i madh i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet tw ndodhw afwrsisht nw vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Mediamedia@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com www.twitter.com/tap_pipeline