TAP-i emëron Drejtorin Ekzekutiv të Financës Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP-i emëron Drejtorin Ekzekutiv të Financës

14 gusht 2015

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përforcuar më tej ekipin e tij të menaxhimit, duke emëruar Gunnar Walter në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Financës, emërim që hyri në fuqi në 1 gusht 2015. Posti është në zyrat qendrore të TAP në Baar të Zvicrës.

Gunnar Walter u bë anëtar i ekipit të TAP në janar të vitit 2014 duke marrë pozicionin e Menaxherit të Lartë të Financës ndërsa në Qershor të vitit 2015 ai ndërmori rolin e Drejtorit të Financës në Detyrë. Gunnar ka një përvojë prej 13 vitesh me projekte të zhvillimit të infrastrukturës së gazit dhe ka patur role edhe në projekt edhe në korporatë. Më parë ai ka punuar për projektin e gazsjellësit Nord Stream si dhe për E.ON Ruhrgas ku ai ka mbajtur një sërë postesh të larta menaxhimi. Gunnar është një Profesionist i licencuar për Menaxhimin e Projekteve dhe ka një doktoraturë në administrim biznesi dhe një diplomë në inxhinieri dhe menaxhim industrial nga Universiteti Teknik i Berlinit.

Ian Bradshaw, Drejtori Menaxhues i TAP, mirëpriti emërimin duke thënë: “Jam me të vërtetë i gëzuar që këtë emërim e bëj brenda për brenda ekipit të TAP-it. Gunnar është një anëtar shumë i vlefshëm, i motivuar dhe me përvojë i organizatës sonë që ka treguar përkushtimin dhe lidershipin e nevojshëm për këtë rol. Ne i urojmë gjithë të mirat në punën e tij të re.”