TAP i Jep Siemens Kontratën për Turbo Kompresorët Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP i Jep Siemens Kontratën për Turbo Kompresorët

02 shtator 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) i ka dhënë Siemens AG kontratën për furnizimin me gjashtë njësi turbo kompresorësh me turbina gazi. Gjysma e këtyre njësive do të instalohen në stacionin e kompresorëve të TAP-it në afërsi të Kipoi-t në Greqi, ndërsa pjesa tjetër do tëinstalohen në stacionin e kompresorëve të Fierit në Shqipëri.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it tha: “Dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë që morën pjesë në këtë fazë tenderimi. Pas një procesi rigoroz ofertimi dhe vlerësimi, Siemens u përzgjodh për ekspertizën e tyre, për njohuritë dhe për të historikun e qëndrueshëm për sa i përket sigurisë në lidhje me ofrimin e njësive të turbo kompresorëve me turbina gazi shumë të besueshme. Këto njësi janë një pjesë tejet thelbësore për gazsjellësin tonë.”

Procesi i dhënies së kontratës së turbo kompresorëve përfshin procesin e para kualifikimit, (nisur në qershor të vitit 2014), ndjekur nga vlerësimi i ofertave të kompanive të përfshira në listën e shkurtër pas përmbushjes së kritereve rigoroze të para kualifikimit të vendosura nga TAP.

Siemens AG është një nga prodhuesit më të mëdhenj botërorë të teknologjive me efikasitet në kosto dhe energji kursyese. Kompania është gjithashtu pioniere për sa i përket zgjidhjeve në industri dhe në infrastrukturë. Që prej 30 shtatorit të vitit 2014 Siemens punëson rreth 343.000 persona në më shumë se 200 vende të botës.

Në prill të vitit 2015, TAP dha kontratën e tij të parë madhore për ndërtimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri. Në korrik 2015, TAP përfundoi procesin e tenderimit për furnizimin me valvula me sferë me diametër të madh dhe motorëve të tyre.

Për më shumë informacion rreth procesit të prokurimit të TAP dhe kontratat që kompania planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një investim i madh i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet të ndodhë afërsisht në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com