Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Lidh Tre Kontrata për Pajisjet e Gazsjellësit | Dy Kompani Italiane Përzgjidhen si Tenderuesit Fitues

16 tetor 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur tre kontrata për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e fashaturave lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësit e sondave pastruese prej 48 dhe 36 inç. Këto pajisje do të kryejnë disa funksione kyçe dhe do të instalohen përgjatë gjurmës së TAP-it, në përputhje me specifikimet teknike të projektit. 

  • IndustriaMeccanicaBassi S.p.A ka fituar dy kontrata: e para për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e pjesëve në formë T-je që përdoren si sonda dhe bërrylat e saldueshëm prej 36 inç të tipareve të ndryshme, dhe e dyta atë për njësitë e pritësve të sondave pastruese për sondimin inteligjent. Pjesët në formë T-je do të mundësojnë lidhjen me valvulat e bllokimit dhe stacionet e kompresorëve, ndërsa pritësit e sondave pastruese do të lehtësojnë pastrimin dhe kontrollimin e tubacionit.
  • Nuova Giungass.r.l. është fituesi i tenderit për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e bërrylave izolues prej 48 dhe 36 inç. Këto do të izolojnë sisteme të ndryshme mbrojtjeje katodike që shmangin gërryerjen.

Ian Bradshaw, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: “Dëshiroj të përgëzoj Industria Meccanica Bassi dhe Nuova Giungas për ofertat e tyre teknike shumë cilësore dhe për përvojën dhe historikun e sigurisë teknike që ata kanë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj kompanitë e tjera që morën pjesë në këto raunde rigoroze tenderimi.”

“Në përputhje me programin tonë të prokurimeve, TAP do të lidhë disa kontrata të mëdha deri në fund të këtij viti, përfshirë ato për tubat e tubacionit dhe inxhinierinë, prokurimin dhe ndërtimin e pjesëve tokësore dhe detare. Kjo do të mundësojë nisjen e ndërtimit të tubacionit në Greqi, Shqipëri dhe Itali në vitin 2016, sipas planeve,” shtoi Bradshaw.

Lidhja e kontratave për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e fashaturave, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese, përmbyll procesin e para kualifikimit të TAP (hapur në Maj 2015), të ndjekur nga vlerësimi i ofertave të kompanive të përfshira në listën e shkurtër që përmbushën kriteret rigoroze të TAP-it për para kualifikim.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata për: ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat me sfera të diametrit të madh dhe aktivizuesve (korrik 2015) dhe atë të kompresorëve me turbo (shtator 2015).

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratave që planifikon të japë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek, në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një investim i madh i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet të ndodhë afërsisht në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline