TAP Lidh Kontratë me Corinth Pipeworks S.A. për Tubat e Linjës në Pjesën Tokësore Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Lidh Kontratë me Corinth Pipeworks S.A. për Tubat e Linjës në Pjesën Tokësore

20 nëntor 2015

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me Corinth Pipeworks S.A. që do të furnizojë projektin me rreth 495 km tuba linje me diametër 48 inç për pjesën e Gazsjellësit Trans Adriatik që do të përshkojë Greqinë.

Kjo kontratë përfshin rreth 270.000 ton tuba linje.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Ne jemi të gëzuar që do të punojmë me Corinth Pipeworks S.A. në kuadrin e kësaj kontrate të rëndësishme. Dëshiroj të përgëzoj Corinth Pipeworks S.A. dhe kompaninë e saj partnere Marubeni Itochu Steel inc. për paraqitjen e një oferte të suksesshme dhe me në përputhje me standardet më të larta të industrisë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë e tjera që morën pjesë në këtë raund tenderimi. TAP-i ka përdorur një proces rigoroz përzgjedhjeje, bazuar në kompetencat teknike, standardet e shëndetit dhe sigurisë të kompanive, si dhe në praktikën më të mirë ndërkombëtare.

Duke qenë se përzgjodhëm Corinth Pipeworks S.A. si furnitor madhor për tubat e linjës të nevojshëm për TAP-in në Greqi, shpresojmë që kjo të përkthehet në punësim dhe që të sjellë investime dhe përfitime të shtuara afat gjata për Greqinë.”

Corinth Pipeworks S.A. është një furnitor botëror i tubave të çelikut me cilësi të lartë për tregjet e energjisë dhe ndërtimit. Me zyra qendrore në Greqi, Grupi i Kompanive Corinth Pipeworks ka degë në Greqi, SHBA, Rusi, Qipro dhe Poloni, si dhe një rrjet agjencish përfaqësuese në të gjithë botën. Impianti i kompanisë Thisvi gjendet në Viotia të Greqisë dhe kapaciteti prodhues vjetor në këtë impiant arrin në rreth 1.000.000 ton. 

Marubeni Itochu Steel Inc (MISI) është një nga furnitorët më të mëdhenj të çelikut dhe tubave në botë me një xhiro të konsoliduar vjetore prej 2.1 triliard Jen dhe fitim bruto prej 40 miliard Jen në vitin 2014. MISI është krijuar në vitin 2001 në Japoni si një investim i përbashkët 50/50 i Korporatave Marubeni dhe Itochu.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët  (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015).

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të lidhë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek, në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një investim i madh i drejtpërdrejtë i huaj dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, transporti i parë drejt Evropës pritet të ndodhë afërsisht në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline