Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Snam S.p.A. i bashkohet aksionarëve të TAP-it me blerjen e 20% të aksioneve në projekt nga Statoil

01 dhjetor 2015

Baar, Zvicër. TAP ka kënaqësinë të njoftojë se Snam S.p.A. (Snam) së shpejti do t’i bashkohet grupit të aksionarëve të TAP-it, duke blerë 20% të aksioneve në projekt nga Statoil. Lajmi vjen pas njoftimit, këtë mëngjes, nga ana e Statoil, se ai ka rënë dakord të shesë pjesën që zotëron tek TAP-i, duke hequr dorë nga 20 për qind që  zotëronte në këtë projekt. Statoil dhe Snam kanë rënë dakord të kryejnë këtë kalim, vetëm nëse plotësohen disa kushte të caktuara. Transaksioni pritet të përmbyllet deri brenda fundit të vitit 2015.

Pas mbylljes, struktura aksionare e TAP-it do të përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A (20%), Fluxys (19%), ENAGAS (16%) dhe Axpo (5%).

Ian Bradshaw, Drejtor Administrativ i TAP-it, thotë se: “Jam shumë i gëzuar që Snam S.p.A do t’i bashkohet projektit TAP. Sipërmarrja e përbashkët TAP ka qenë gjithmonë e hapur për partnerë të rinj strategjikë dhe kam kënaqësinë të mirëpres SNAM S.p.A tek TAP-i. Kjo është vazhdimësi e modelit tonë të suksesshëm të sipërmarrjes së përbashkët, ku bëhen bashkë prodhues, aktorë të ndërmjetëm, dhe blerës të gazit me qëllim zhvillimin e këtij projekti të rëndësishëm. Me SNAM-in në këtë projekt, vazhdon të forcohet pozicioni strategjik i TAP-it si një projekt me të vërtetë evropian, i cili do të sjellë një burim të ri gazi në tregjet e energjisë së kontinentit.”

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për median: media@tap-ag.com

Për më shumë rreth TAP-it: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline