TAP Organizon Prezantim me Bankat Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Organizon Prezantim me Bankat

18 dhjetor 2015

 

Baar, Zvicër. Përfaqësuesit e më shumë se 20 bankave kryesore që financojnë projekte morën pjesë në një takim prezantues të organizuar nga Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) në Londër. TAP-i po planifikon të marrë financime të kufizuara burimore nga agjenci shumë palëshe, agjencitë e kredisë së eksportit dhe bankat tregtare gjatë vitit 2016.

Drejtuesit e lartë të TAP-it së bashku me përfaqësuesit e aksionarëve të kompanisë, të shoqëruar nga këshilltarët financiarë dhe ligjorë të TAP-it, përkatësisht, Société Générale dhe Allen & Overy, theksuan arsyetimin e fuqishëm të projektit, përditësuan të pranishmit mbi progresin e deritanishëm të projektit dhe paraqitën programin e financimit të projektit.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Projektet e energjisë si TAP-i vijojnë të jenë investime të besueshme afatgjata tregtare dhe unë jam me të vërtetë i kënaqur me nivelin e interesit të treguar në mbështetje të projektit TAP. Si një vepër infrastrukturore energjetike strategjike për Bashkimin Evropian, TAP-it i është dhënë statusi i Projektit në Interesin e Përbashkët (PCI) dhe është mbështetur nga qeveritë e vendeve tona pritëse: Greqia, Shqipëria dhe Italia.”

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Pyetjet për median: media@tap-ag.com

Për më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al | www.twitter.com/tap_pipeline