Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë lëshon Aktin e Instalimit për TAP Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë lëshon Aktin e Instalimit për TAP

13 janar 2016

 

Athinë, Greqi. Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë bëri sot me dije se i ka dhënë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Aktin e tij të Instalimit për Greqinë. Dokumenti është një leje thelbësore që hap rrugën për fillimin e zbatimit të projektit nga ana e TAP-it në Greqi, në mes të vitit 2016.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Dëshirojmë të falënderojmë Qeverinë Greke për bashkëpunimin e shkëlqyer, mbështetjen konstruktive, si dhe përkushtimin për zbatimin e projektit të gazsjellësit brenda afateve të përcaktuara. Akti i Instalimit është një nga lejet më të rëndësishme për TAP-in në Greqi, që së bashku me Lejen e Instalimit, do të hapë rrugën për fillimin e punës ndërtimore në përputhje me afatet e projektit. TAP do të vijojë të punojë ngushtë me Qeverinë, komunitetet vendore dhe të gjitha palët e përfshira.”

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Pyetjet për median: media@tap-ag.com

Për më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline