TAP Shpall Thirrjen për Pjesëmarrje në Tenderin e Sistemit SCADA dhe Kabullit me Fibër Optike Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Shpall Thirrjen për Pjesëmarrje në Tenderin e Sistemit SCADA dhe Kabullit me Fibër Optike

29 janar 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka bërë publike dy ftesa të reja për pjesëmarrje në tender (ITT).

  • Kontrata e parë ka të bëjë me inxhinierinë, prokurimin dhe instalimin e sistemit SCADA (Kontrollit Mbikëqyrës dhe Mbledhjes së të Dhënave), sistemit të telekomunikacionit dhe atij të sigurimit. Sistemi SCADA do të ofrojë monitorim dhe kontroll qendror të integruar dhe të vazhdueshëm përgjatë të gjithë sistemit të transportit të gazit, i cili ka një gjatësi prej 878 kilometrash. Të gjitha të dhënat do të transmetohen në qendrën e kontrollit mbikëqyrës në Terminalin Pritës të Gazsjellësit (PRT), në Italinë e Jugut, i cili do të mbikëqyrë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë së gazsjellësit .
     
  • Kontrata e dytë ka të bëjë me furnizimin dhe dorëzimin e rreth 1.550 kilometrave kabull me fibër optike. Ky kabull do të lehtësojë komunikimin e ndërsjellë nga tubacioni dhe asetet e lidhura me të, si stacionet e kompresorëve dhe stacionet e valvulave të bllokimit, me qendrën e kontrollit mbikëqyrës.

Të dyja këto ftesa për pjesëmarrje në tender (ITT) janë të hapura vetëm për kompanitë e para kualifikuara në kuadrin e njoftimeve për kontrata që TAP-i nxori në shtator të vitit 2015. TAP-i planifikon të lidhë kontratat për kabullin me fibër optike dhe sistemin SCADA në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “TAP-i po vijon me procesin e prokurimit të të mirave dhe shërbimeve. Këto  ftesa për pjesëmarrje në tender (ITT) përbëjnë paketën e fundit me kontrata të mëdha që do të lidhen nga TAP-i për ndërtimin e projektit. TAP-i ndjek një proces rigoroz tenderimi, duke vënë një theks të veçantë në përmbushjen e standardeve të shëndetit, sigurisë teknike, sigurimit, mjedisit dhe ata shoqërorë.”

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimeve të TAP-it, ju lutemi vizitoni: http://tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite

 

 

FUND

 

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për median: media@tap-ag.com

Për më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al | www.twitter.com/tap_pipeline