Komisioni Evropian Miraton Autorizimin e Ndihmës Shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Greqisë dhe TAP-it Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Komisioni Evropian Miraton Autorizimin e Ndihmës Shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Greqisë dhe TAP-it

03 mars 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) mori sot konfirmimin që Komisioni Evropian ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore për Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse, rënë dakord midis Republikës së Greqisë dhe TAP-it. Vendimi (lidhu me faqen e njoftimit për shtyp të Komisionit Evropian) konfirmon që HGA-ja është në përputhje me rregullat e tregjeve të brendshme të Bashkimit Evropian dhe përforcon më tej kuadrin ligjor nëpërmjet të cilit projekti TAP do të realizohet dhe do të veprojë në territorin grek.

Ian Bradshaw, Drejto Menaxhues i TAP-it, tha: “Njoftimi i sotëm është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përfundimit të TAP-it. Ky njoftim përforcon faktin që termat e përcaktuar për realizimin e projektit tonë në Greqi, përfshirë standardet teknike, të sigurisë, mjedisore dhe sociale, lejet, dhe procesi i blerjes dhe servitutit të tokës, janë në përputhje me parimet e barazisë.”

“TAP-i po vazhdon punën për ndërtimin dhe zbatimin e projektit duke përfituar nga bashkëpunimi i ngushtë me Republikën e Greqisë. Dëshirojmë të falënderojmë administratën aktuale për punën e tyre të shkëlqyer në përfundimin e procesit të autorizimit të ndihmës shtetërore,” përfundoi Bradshaw.

Ministria e Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimaterike e Greqisë (MEECC) dhe Ministria e Financave e Greqisë nga njëra anë dhe TAP-i nga ana tjetër, ishin palët që nënshkruan HGA-në në Athinë në qershor të vitit 2013 (shihni njoftimin për shtyp). Më pas HGA-ja u ratifikua nga Parlamenti Grek në dhjetor të vitit 2013 (shihni njoftimin për shtyp). Në vijim, Republika e Greqisë ia dorëzoi për shqyrtim HGA-në Komisionit Evropian, në përputhje me kërkesat e legjislacionit të BE-së.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al | www.twitter.com/tap_pipeline