TAP Lidh Kontratën për Ndërtimin e Seksionit Detar me Saipem SpA Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Lidh Kontratën për Ndërtimin e Seksionit Detar me Saipem SpA

14 prill 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur me Saipem SpA kontratën për Inxhinierinë, Prokurimin, Ndërtimin dhe Instalimin (EPCI) të seksionit detar të projektit. Tubacioni me diametër prej 36 inç i TAP-it që kalon përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë së jugut, do të jetë rreth 105 km i gjatë, dhe pika më e thellë do të jetë në rreth 820 m nën nivelin e detit.

Fushë veprimi i kontratës EPCI përfshin edhe punimet civile të lidhura me të në pikën dalëse në Shqipëri dhe në atë hyrëse në Itali (përfshirë edhe mikro tunelin), instalimin e tubacionit detar, furnizimin me dhe instalimin e kabullit me fibër optike, si dhe veprimtaritë e testimit dhe anketimit. Tubat e veshur me diametër 36 inç, anodat dhe fashaturat lidhëse do të sigurohen nga TAP-i.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Dëshiroj të përgëzoj Saipem SpA për ndërmarrjen e kësaj detyre të rëndësishme dhe të falënderoj të gjitha kompanitë që morrin pjesë në këtë raund tenderimi. Ndërkohë që ndërtimi në pjesën detare na përball me sfida specifike, oferta e fuqishme teknike, historiku shumë i mirë i sigurisë dhe ekipi i specializuar i Saipem SpA-së na sigurojnë që punimet do të kryhen në përputhje me standardet më të larta dhe praktikat më të mira të industrisë.”

Saipem është një nga shërbimet kryesuese të shpimit në botë, si dhe në ato të inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe instalimit të gazsjellësve dhe projekteve komplekse, si tokësore dhe detare në tregun e gazit dhe naftës. Kompania ka aftësi të dallueshme në veprimtari në mjedise të vështira, zona të thella dhe në thellësi të detit dhe ofron një gamë të plotë shërbimesh EPC dhe EPCI (projektet dorëzohen të përfunduara). Kompania ka aftësi të veçanta dhe asete unike të teknologjisë së lartë. Saipem vepron në 60 vende, ka rreth 43.000 punonjës dhe të ardhura prej 11,5 miliard Dollarë në vitin 2015.

Në vitin 2015 TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave dytësore ndihmëseShqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët  (shtator 2015), fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësvesondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015), si dhe ndërtimin e pjesës tokësoretubacionit dhe terminalin pritësgazsjellësitItali (dhjetor 2015).

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të lidhë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite  

 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline