Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Mbërrijnë në Shqipëri Tubat e Parë të TAP

18 prill 2016

 

Tiranë, Shqipëri. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) njoftoi mbërritjen e tubave prej çeliku dhe makinerive të para për ndërtimin e pjesës shqiptare të gazsjellësit. Me këtë rast u organizuar një ceremoni në shesh magazinimin kryesor të TAP-it, në afërsi të qytetit të Durrësit. Në ceremoni morrën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, përfaqësues të autoriteteve vendore, kontraktorët e TAP-it, kompani shqiptare dhe palë të tjera interesi.

 

 

Gjatë fjalës së tyre për të pranishmit, Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri vlerësuan rëndësinë e TAP-it për Shqipërinë si një nga projektet energjetike më të rëndësishme në rajon dhe kontributin e tij për pozicionimin e Shqipërisë si një vend me rol në tregun evropian të energjisë. Ata vunë theksin në faktin se TAP-i do të ketë një ndikim pozitiv në promovimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për kompanitë shqiptare, si dhe zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit.

Shkëlqim Bozgo, Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, tha: “Pas fillimit të punës me Rrugët dhe Urat Ndihmëse, në korrik të vitit të shkuar, mbërritja e tubave, bërrylave dhe makinerive shënon fillimin e një faze të re shumë dinamike për TAP-in në Shqipëri. Ne po bëhemi gati të fillojmë ndërtimin e pjesës shqiptare të gazsjellësit në fillimin e gjysmës së dytë të këtij viti. TAP-i është një projekt madhor dhe zbatimi i tij me sukses do të jetë rezultat i bashkëpunimit të frytshëm të të gjitha palëve përkatëse të interesit. TAP-i i është mirënjohës për mbështetjen e ofruar në Shqipëri nga qeveria qendrore dhe vendore dhe nga komunitetet. Ky bashkëpunim do të sjellë ndikim pozitiv në Shqipëri gjatë fazës së ndërtimit dhe në periudhën afatgjatë.”

Menaxheri i Projektit të TAP-it në Shqipëri, Karl Roberts në fjalën tij tha: “Ndërtimi i një projekti kaq sfidues si TAP-i kërkon angazhim, përkushtim dhe mbështetje nga shumë kontraktorë dhe kolegë profesionistë në TAP-it. Jam me të vërtetë i kënaqur të them se Kontraktorët tanë shqiptarë kanë treguar fuqinë dhe aftësinë e tyre në punimet që janë kryer deri tani me një rekord ndërkombëtar përsa i përket sigurisë teknike në punë. Jam me të vërtetë i entuziazmuar për ecurinë e projektit drejt fazave të ardhshme të ndërtimit, ndërkohë që ne vijojmë të punojmë me sukses.”

Pas ceremonisë u vijua me pjesën e takimeve prezantuese kokë më kokë midis kontraktorëve kryesorë të TAP-it në Shqipëri dhe kompanive pjesëmarrëse në aktivitet, në kuadrin e përpjekjeve të vazhdueshme të TAP-it për të nxitur përfshirjen e kompanive shqiptare në proceset e tij. Këto takime kishin si qëllim të sillnin së bashku kontraktorët, me të cilët TAP-i ka lidhur kontrata, dhe kompanitë kryesore në vend në mënyrë që të shikoheshin mundësitë e bashkëpunimit midis tyre. Kryeministri Rama dhe Ministri Gjiknuri gjithashtu mbajtën një takim të shkurtër me kontraktorët e TAP-it në Shqipëri.

Për ndërtimin e pjesës shqiptare të TAP-it do të përdoren rreth 13.000 tuba me gjatësi 18 dhe 12 metra. Tubat e parë mbërritën në Shqipëri më 5 prill, në orën 08:15 në Portin e Durrësit. Anija e parë ka transportuar nga Gjermania 1.390 tuba si dhe 73 bërryla, ndërkohë që këto materiale do të magazinohen përkohësisht në shesh magazinimin kryesor, në afërsi të Durrësit, dhe më pas do të transportohen pranë gjurmës së tubacionit. Transporti i tubave, bërrylave dhe pajisjeve do të kryhet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në mënyrë që të realizohet me siguri të lartë dhe me ndikim sa më të ulët për komunitetet dhe mjedisin përgjatë rrugës.

  • Rreth 13,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri.
  • Tubat janë prodhuar nga Kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH.
  • Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit.
  • Tubat e parë kanë mbërritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15..
  • Anija e parë transportoi 1.390 tuba si dhe 73 bërryla.
  • Shkarkimi i tubave nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.
  • Sheshi Kryesor i Magazinimit është rreth 90.000 m2.
  • 90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në pjesën shqiptare të gazsjellësit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra.
  • Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra.
  • Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com