Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Certifikohet si Operator Transmetimi i Pavarur (ITO)

29 prill 2016

 

Baar, Zvicër. Autoritetet kombëtare rregullatore të Shqipërisë (ERE), Greqisë (RAE) dhe Italisë (AEEGSI) kanë certifikuar Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) bazuar në modelin e operatorit të transmetimit të pavarur (ITO), pjesë e Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian.

Vendimi përfundimtar për certifikimin e TAP-it [link] merr parasysh opinion e dhënë nga Komisioni Evropian dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë më parë gjatë vitit 2016.

Ian BradshawDrejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Jam shumë i kënaqur me progresin e përgjithshëm të projektit TAP. Përpos lidhjes së kontratave tona kryesore strategjike dhe mbërritjes së tubave të parë të linjës në Shqipëri, certifikimi ITO është një etapë tjetër e rëndësishme që na mundëson të vazhdojmë me zbatimin e projektit sipas planeve. Dëshiroj të falënderoj tre Autoritetet Rregullatore Kombëtare, Komisionin Evropian dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer gjatë të gjithë këtij procesi”.

Në vitin 2013, TAP-i siguroi përjashtimin prej disa nga dispozitat e Direktivës së Gazit të BE-së (2009/73/EC), përfshirë edhe një përjashtim për shpërndarjen e pronësisë për një periudhë 25 vjeçare (njoftimi për shtyp).

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

 

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline