Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Lidh Kontratën për Stacionet e Kompresorëve me Ndërmarrjen e Përbashkët Italiano-Greke

04 maj 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të stacioneve të kompresorëve të projektit.

  • Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit Greko-Turk.
  • Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bilisht. Stacioni matës është projektuar për matjen e gazit natyror që vjen nga seksioni grek i TAP-it.

Ndërtimi i stacioneve të kompresorëve planifikohet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe do të zgjasë për rreth dy vjet. Stacionet e kompresorëve do të ndërtohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të industrisë për shëndetin dhe sigurinë. Ato do të ndërtohen larg zonave me popullsi të dendur dhe do të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet vendore.

Kontrata për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të gazit me turbo për kompresim që do të instalohen në stacionet e kompresorëve u lidh në shtator të vitit 2015 me Siemens-in.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Dëshiroj të përgëzoj kontraktorët tanë të suksesshëm EPC të stacioneve të kompresorëve - Renco S.p.A dhe Terna S.A. – për ofertat e tyre të suksesshme dhe gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë në procesin e tenderimit. Renco S.p.A dhe Terna S.A. do të jenë përgjegjës për sigurimin e mëtejshëm të nënkontraktorëve për zbatimin e pjesëve specifike të detyrimeve të kontratës. Pritet që kjo veprimtari të krijojë punësim dhe mundësi ekonomike të mëtejshme në rajonet përgjatë gjurmës së TAP-it.”

Renco S.p.A. është një kompani italiane themeluar në vitin 1979 dhe ofron një sërë shërbimesh përfshirë inxhinierinë dhe ndërtimin në sektorët e energjisë, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturës civile.

TERNA është themeluar në vitin 1972 dhe është kompania e ndërtimit e GEK TERNA Group, një nga grupet kryesore të biznesit në Greqi me më shumë se 6.000 punonjës në 16 vende. Historiku aktual i ndërtimeve të grupit arrin vlerën e 3 miliard Eurove.

Në vitin 2015 TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave dytësore ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët  (shtator 2015), fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015), si dhe ndërtimin e pjesës tokësore të tubacionit dhe terminalin pritës të gazsjellësit në Itali (dhjetor 2015). Në vitin 2016 TAP-i ka lidhur kontrata për ndërtimin e seksioneve tokësore të tubacionit në Shqipëri dhe në Greqi (mars 2016), ndërtimin e pjesës detare dhe tubat e linjës për pjesën detare (prill 2016).

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të lidhë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite  

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline