Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Rrjetit të Solidaritetit (Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës) dhe ΤΑΡ

09 maj 2016

 

Solidariteti Social dhe Rrjeti i Ndihmës nënshkruan  me Trans Adriatic Pipeline (TAP) Memorandumin e Mirëkuptimit më 5 maj 2016.

 

Gjatë Konferencës për Shtyp, Presidenti i Solidaritetit Social dhe Rrjetit të Ndihmës, z. Nikolaos Pentzos, vuri në dukje – ndër të tjera: "Me këtë Memorandum Mirëkuptimi, një organizatë shumë e rëndësishme dhe e orientuar drejt rritjes për vendin tonë, siç është TAP, ka vendosur të punojë së bashku me NSS për të mbështetur komunitetet në nevojë që ndodhen pranë gjurmës së gazsjellësit".

Në vijim, z. Pentzos theksoi se nënshkrimi Memorandumit të sotëm ndërmjet Rrjetit dhe TAP përbën një pranim de facto të kontributit të Rrjetit në zhvillimet sociale në Greqinë Veriore. Bashkëpunimi ndërmjet TAP dhe Rrjetit të Solidaritetit, sipas z. Pentzos, sigurisht që do t'i shtohet listës së projekteve sociale (CSR) tashmë të përfunduara që Rrjeti, në mënyrë të kujdesshme, ka zbatuar.   

Për më tepër, z. Pentzos u kujtoi të pranishmëve se misioni i Rrjetit është të lidhë komunitetin sipërmarrës me organizatat aktive në punën sociale, veçanërisht përsa u përket fëmijëve dhe të rinjve. Këtu mund të përmendet blerja e një autobusi për 9 persona për Fshatin Grek të Fëmijëve në Filyro dhe për Shoqatën Katerini për Kujdesin për Fëmijët, ose blerja e një makine për përdorim nga Klinika Bashkiake e Çerdhes "Shën Stylianos". Midis muajve dhjetor 2015 dhe shkurt 2016, një total prej 100,000 Eurosh u shpërnda për të mbuluar nevojat e 17 institucioneve, jo vetëm në Selanik, por edhe në mbarë zonën e Maqedonisë Qendrore, si edhe 17,000 Euro për ushqim për më shumë se 50 institucione, qëndra që ofrojnë ushqim dhe palëve të ndërmjetme.  

Në emër të TAP, Menaxheri i Projektit për Greqinë, z. Rikard Scoufias, theksoi si në vijim: "Është kënaqësia jonë e madhe që të nënshkruajmë sot këtë Memorandum Mirëkuptimi me Rrjetin e Solidaritetit, pasi na ofron mundësinë për të zbatuar me përpikmëri programin tonë të projekteve sociale (CSR) në Greqinë Veriore. Ashtu siç është bërë e njohur, TAP-i është ofruat vullnetarisht për të investuar miliona euro gjatë 4 viteve të ardhshme në projektet sociale (CSR) për t’u zbatuar në prefekturat e Maqedonisë Veriore, Maqedonisë Qendrore dhe Maqedoni-Trakë Lindore, p.sh. zonat që do të përshkojë gazsjellësi". 

Përsa i përket Memodandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me Rrjetin, z. Scoufias shtoi: "Ne do të fillojmë bashkëpunimin tonë nëpërmjet kontributeve me vlerën 100,000 Euro, në shërbime dhe mallra, me aktorë të ndryshëm socialë, me qëllim mbështetjen e nevojave vendore që lidhen me programin e CSR-it të TAP për të përmirësuar cilësinë e jetës së komuniteteve vendore".

Në fund, ai theksoi se "Rrjeti përbën një partner të vlefshëm për TAP, pasi ai mund të kontribuojë për gjetjen dhe zbatimin e projekteve të vlefshme të investimeve sociale, nëpërmjet marrëdhënieve të forta dhe aktive me komunitetet vendore. Nëpërmjet bashkëpunimit strategjik, TAP-i do të trajtojë nevoja të prekshme të komuniteteve vendore që përqendrohen te grupet sociale në nevojë,  të cilët janë shumë të prekur nga mjedisi aktual socio-ekonomik".