Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Gazsjellësi Trans Adriatik organizon Ceremoninë e Fillimit të Ndërtimit

17 maj 2016

Selanik, Greqi. Nën kujdesin e Alexis Tsipras, Kryeministër i Republikës së Greqisë, Gazsjellësi Trans Adriatik shënoi fillimin e ndërtimit të projektit të gazsjellësit.

 

Rëndësia e TAP-it si një projekt infrastrukturor u tregua edhe nga prania e Kryeministrit të Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili; Zëvendës Kryeministrit të Parë të Azerbajxhanit, Yaqub Eyyubov; Zëvendës Kryeministrit të Shqipërisë, Niko Peleshi; Zëvendës Presidentit të Bashkimit Europian për Bashkimin Energjetik, Maroš Šefčovič; të Dërguarit të Posacshëm dhe Koordinatorit për Energjinë Ndërkombëtare të ShBA, Amos Hochstein; Ministrit të Energjisë së Turqisë, Berat Albayrak; Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Italisë, Carlo Calenda;  Ministres së Energjisë së Bullgarisë, Temenuzhka Petkova; si edhe Sekretarit të Shtetit për Zyrën Federale të Energjisë të Zvicrës, Walter Steinmann

Kryeministri i Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras, ndër të tjera tha: “Fillimi i ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, po ndodh në një kohë të rëndësishëm për ekonominë greke dhe rajonin tonë. Du pasur parasysh pjesën financiare të projektit, duke siguruar furnizimin me energji të Evropës si dhe diversifikimin e burimeve dhe korridoreve të saj energjitike janë në themel si të strategjisë energjetike të vendit tonë ashtu edhe të planit të përgjithshëm evropian.

Përsa i përket pjesës gjeo-strategjike, ky projekt mund të kontribuojë që energjia të kthehet në një urë bashkëpunimi dhe prosperiteti për të gjithë në rajonin tonë.”

Aksionarët nga BP, SOCAR, Snam S.p.A., Fluxys, Enagás dhe Axpo si dhe mbi 300 të ftuar të nivelit të lartë morën pjesë në këtë aktivitet. Ceremonia u mbyll me nënshkrimin e një veshjeje tubi.
 

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, u shpreh: “Aktiviteti i sotëm shënon një arritje të madhore për Gazsjellësin Trans Adriatik, aksionarët tanë dhe për panoramën energjetike të Evropës. Pasi dolëm fitues me ofertën tonë në vitin 2013 dhe pasi kemi punuar me përkushtim për t’u përgatitur për këtë moment, jemi me të vërtetë të gëzuar që kemi nisur ndërtimin e gazsjellësit. Ky është një projekt strategjik për Evropën që do të transportojë burime të reja gazi kaspik përmes një rruge të re, duke nisur nga viti 2020 dhe duke vazhduar për shumë vite.

Përkushtimi ynë ndaj këtij projekti, së bashku me mbështetjen e të gjitha palëve të pranishme këtu sot, do të bëjë të mundur që ne të furnizojmë tregjet evropiane me gaz sipas afatit të përcaktuar, duke sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike si për vendet nga do të kalojë gazsjellësi ashtu edhe për vendet ku do të shitet gazi kaspik. TAP-i do të ndihmojë gjithashtu me integrimin dhe diversifikimin e furnizimit të Evropës me energji, duke dhënë një kontribut me rëndësi për përmirësimin e sigurisë së energjisë”.
 

Në kuadër të ceremonisë së përurimit, Ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Panos Skourletis, deklaroi në lidhje me rëndësinë e përgjithshme të projektit: "Sot, ne kemi përparuar nga koncepti i një projekti shumë të rëndësishëm energjetik me ndikim botëror në zbatimin e tij. Ne po kalojmë nga teoria në praktikë, në mënyrë që Greqia të ndjekë një rrugë të re që sjell rritje për të gjithë. Rëndësia e TAP kapërcen kufijtë gjeografikë të vendit tonë dhe shtrihet në kohë. Ky projekt përbën një lloj të veçantë të infrastrukturës së sektorit  energjetik, i cili mund të mbështesin përpjekjet e mëdha dhe plane afatgjata. Ne do të ndjekim këtë drejtim, në mënyrë që kjo infrastrukturë të mbështesë përpjekjet e të gjithëve për t’u zhvilluar, si edhe ndërveprimin e Greqisë me shtete të tjera për transmetin energjie.
 

Tubacioni i Gazsjellësit Trans Adriatik me diametër prej 48 inç[1] që përbën segmentin evropian të Korridorit Jugor të Gazit është një projekt që do të furnizojë Evropën me 10 miliard metra kub gaz në vit nga burimet e reja të gazit kaspik, duke nisur nga viti 2020.
 

FUND

 

Morën pjesë në ceremoni:

A. Delegacionet

Greqia
Kryeministri, Alexis Tsipras
Ministri i Ambientit dhe Energjisë, Pnos Skourletis
Ministri i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit Giorgos Stathakis
Ministri i Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjetit Christos Spirtzis
Zëvendës Ministri i Punëve jë Jashtme, Ioannis Amanatidis
Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme Dimitris Mardas
Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme për Maqedoninë dhe Thrakën Maria Kollia-Tsaroucha

Shqipëria
Zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri                                         

Azerbajxhani
Zëvendës Kryeministri i Parë Yaqub Eyyubov
Ministri i Energjisë, Natig Aliyev

Bullgaria
Zëvendës Kryeministëri, Tomislav Donchev 
Ministria e Energjisë, Temenuzhka Petkova

Bashkimi Evropian  
Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian për Bashkimin Energjetik, Maroš Šefčovič

Gjeorgjia  
Kryeministri, Giorgi Kvirikashvili
Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Energjisë, Kakha Kaladze
Ministri i Punëve të jashtme, Mikheil Janelidze

Italia   
Ministri i Energjisë, Carlo Calenda

Zvicra
Sekretari i Shtetit, Zyra Federale për Energjinë, Ëalter Steinmann

Turqia
Ministri i Energjisë, Berat Albayrak

ShBA
I Dërguari i Veçantë dhe Koordinator për Energjinë Ndërkombëtare, Amos Hochstein

 

B. Aksionarët e TAP

SOCAR – CEO, Rovnag Abdullayev
BP – CEO,  Bob Dudley
Snam – CEO,  Marco Alverà
Fluxys - CEO,  Pascal De Buck
Enagás - Drejtor i Përgjishëm për Strategjinw dhe Zhvilimin e Biznesit, Jesús Saldaña Fernández
Axpo -Zëvendës Drejtor,  Rudolf Hug

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

 

[1] 36 inç në pjesën detare dhe në Itali