Mbërrijnë në Selanik dhe Kavalë tubat e parë të linjës së TAP-it Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Mbërrijnë në Selanik dhe Kavalë tubat e parë të linjës së TAP-it

24 maj 2016

 

Greqi. Dërgesat e para të tubave dhe bërrylave prej çeliku, që do të përdoren për të ndërtimin e seksionit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Greqi, kanë mbërritur në portet e Selanikut dhe të Kavalës.

Një ceremoni që shënoi fillimin e ndërtimit të projektit u mbajt të martën më 17 maj në Selanik, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Greqisë Alexis Tsipras ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga vende që marrin pjesë në zbatimin e Korridorit Jugor të Gazit, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bullgaria dhe Zvicra. Ceremonia shënoi fillimin e Ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik.

Anijet e para që transportojnë rreth 1.500 tuba linje dhe 200 bërryla kanë mbërritur tashmë në portet e Selanikut dhe të Kavalës. Këta tuba do të magazinohen në Sheshet Kryesor të Magazinimit në ambientet e Autoritetit Portual të Selanikut dhe në Kavalë në Portin Filipi i II-të. Të gjithë tubat do të transportohen më pas përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Rikard Scoufias, Menaxheri i TAP-it për Greqi, tha: "Dorëzimi i tubave të linjës dhe bërrylave në portet e Selanikut dhe të Kavalës shënon fillimin e periudhës së ndërtimit për seksionin grek të tubacionit. Kjo është edhe faza më e rëndësishme e projektit më të madh infrastrukturor që aktualisht po zhvillohet në Greqi, që në sajë të bashkëpunimit të shkëlqyer me palët e interesit, po ecën sipas planifikimeve dhe do të jetë gati për gazin e parë në vitin 2020. Dorëzimet e materialeve nga kontraktorët po kryhen në përputhje me standardet e larta të TAP-it për shëndetin dhe sigurinë teknike."

  • Për ndërtimin e seksionit të tubacionit që përshkon Greqinë do të përdoren afërsisht 32.000 tuba.
  • Tubat e linjës janë prodhuar nga kompania greke Corinth Pipeëorks S.A. (495 km) dhe kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH (270 km).Salzgitter po prodhon gjithashtu edhe bërrylat.
  • Bërrylat e parë arritën në Portin e Kavalës të mërkurën më 4 maj. Tubat e parë të linjës arritën në Portin e Selanikut të martën më 10 maj, ndërsa Porti i Kavalës priti tubat e parë të linjës të premten më 20 maj.
  • Sheshi Kryesor i Magazinimit në Selanik ka një sipërfaqe prej rreth 90.000 m2, ndërsa Sheshi në Kavala ka një sipërfaqe prej rreth 80.000 m2.
  • Pesha e çdo tubi me gjatësi 18 metra (1,22 m) është rreth 10 ton.
  • Pesha e përgjithshme e tubave prej çeliku është rreth 526.000 tonë (barabartë me peshën e 72 Kullave Eifel)
  • 323.000 tonë tuba çeliku (44 Kulla Eifel) do të përdoren për tubacioni prej 550 km që do të ndërtohet në Greqi.

Tubat e linjës dhe bërrylat po transportohen në përputhje të plotë me legjislacionin grek dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për të siguruar dorëzimin më të sigurt të mundshëm me ndikimin më të vogël të mundshëm në komunitete dhe mjedis.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline

Informacion për Mediat: media@tap-ag.com