Ministria Greke e Mjedisit dhe Çështjeve Energjetike Jep Lejen e Instalimit për TAP-in Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Ministria Greke e Mjedisit dhe Çështjeve Energjetike Jep Lejen e Instalimit për TAP-in

08 qershor 2016

 

Athinë, Greqi. Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë ka bërë publike se i ka akorduar Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) Lejen e Instalimit për Greqinë. Së bashku me Aktin e Instalimit të siguruar në Janar 2016, Leja e Instalimit hap rrugën për fillimin e veprimtarive ndërtimore në Greqi në përputhje me programin e projektit.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Duke përfituar nga bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me qeverinë e Greqisë dhe autoritetet kompetente në të gjitha nivelet e qeverisjes, ekzekutimi i projektit tonë vijon të ecë përpara sipas pritshmërive. Kam kënaqësinë të raportoj se ngarkesat me tuba linje me destinacion Greqinë vijojnë të mbërrijnë në sheshet kryesore të magazinimit në Selanik dhe Kavala.”

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline