TAP Punëson Ulrike Andres, ish Drejtoren Ekzekutive të Gazsjellësit Trans-Alpin si Drejtore për Tregtinë dhe Punët me Jashtë Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Punëson Ulrike Andres, ish Drejtoren Ekzekutive të Gazsjellësit Trans-Alpin si Drejtore për Tregtinë dhe Punët me Jashtë

20 shtator 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka kënaqësinë të njoftojë se ka punësuar Ulrike Andres në pozicionin e Drejtores së Tregtisë dhe Punëve të Jashtme. Ulrike ka mbajtur një sërë pozicionesh drejtuese të nivelit të lartë në industrinë e gazit dhe naftës dhe i bashkohet TAP-it nga Grupi i Gazsjellësit Transalpin, shoqëria më e madhe e tubacioneve në Evropë që transporton naftë bruto nga Trieste drejt tetë rafinerive në Evropën Qendrore, ku ajo ishte Presidente dhe Drejtore Ekzekutive për më shumë se pesë vite. 

Përpara këtij pozicioni, Ulrike ka mbajtur një sërë pozicionesh të nivelit të lartë në shoqëri si Shell dhe SHV Holdings, ndër të tjera. Përvoja e saj përfshin gjithashtu punën e saj si Menaxhere e Përgjithshme për Primagas Austria, Drejtore Tregtie për Supergasbras në Brazil, dhe Menaxhere e Përgjithshme për Shell Gas në Republikën Çeke. Për më tepër, Ulrike ka mbajtur gjithashtu edhe pozicionin e Presidentes së Shoqatës Evropiane të LPG-së në periudhën 2009-2011.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it theksoi: “Jam me të vërtetë i kënaqur t’i uroj Ulrike-s mirëseardhjen në ekipin e TAP-it. Ulrike sjell me vetë një njohuri të thellë të industrisë energjetike evropiane, si dhe një bagazh të madh me përvojë në lidhje me biznesin e tubacioneve. Detyra e saj do të jetë të drejtojë departamentet e Tregtisë dhe Punëve me Jashtë ndërsa vijojmë veprimtaritë tona për të përfunduar ndërtimin dhe filluar operimin e gazjellësit.”

 

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe ai nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline