Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Shënon Fillimin e Ndërtimit në Shqipëri

30 shtator 2016

 

Tiranë, Shqipëri. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG shënoi sot fillimin e ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri. 

Kjo ngjarje u shënua nga një ceremoni në afërsi të qytetit të Fierit, ku morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw. 

 

Gjatë fjalës para pjesëmarrësve në këtë ceremoni ku ishin përfaqësues të autoriteteve vendore dhe palëvetjera kyçe të interesit, Kryeministri Rama dhe Ministri i Energjisë Gjiknuri theksuan rëndësinë e projektit për Shqipërinë. Si një nga investimet më të mëdhahuaja në vend, TAP-i do të ketë një ndikim pozitiv në sektorin energjetik të vendit dhe do të ndihmojëstimulimin e investimeve të tjerahuaja në vend, thanë ata. 

Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaw tha: “Jam me të vërtetë i gëzuar që sot jam këtu me ju. TAP-i ka bërë një progres shumë të madh gjatë këtyre pak viteve të fundit dhe këtë e tregon qartë ajo çka mund të shihni sot këtu: tuba çeliku në tokë, makineri të rënda në sfond, pastrimin e korridorit të kalimit dhe kanalet që po hapen për shtrirjen e tubave. E gjithë kjo është në sajë të qindrave dhe mijërave orëve të punës të sigurtë. 

Dëshiroj të përfitoj nga rasti të falënderoj Qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për mbështetjen e saj të palëkundur për projektin tonë dhe për bashkëpunimin e ngushtë, që ka hapur rrugën për realizimin e TAP-it dhe dorëzimin e projektit”.

Në Shqipëri progresi i deritanishëm i ndërtimit të TAP-t përfshin:

  • 23 km Korridore Kalimi të pastruara
  • 12 km tuba të lidhur
  • 8 km tuba të salduar
  • 56 % e tubave janë dorëzuar – Tuba linje & bërryla vazhdojnë të mbërrijnë në Durrës (që prej prillit të vitit 2016)
  • Më shumë se 92% e rrugëve ndihmëse dhe urave (progres i kombinuar) janë përfunduar; rreth 90% e fuqisë punëtore janë shqiptarë.

TAP-i vazhdon të jetë një aktor aktiv në Shqipëri, veçanërisht në rajonet ku projekti vepron. Projektet e investimeve sociale janë planifikuar dhe zbatuar me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të përfaqësuesve të komuniteteve vendore. 

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe ai nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Pyetje nga media: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al | www.twitter.com/TAP_Shqiperi