TAP Rinovon Urën e Çorovodë duke Ndihmuar Turizmin Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Rinovon Urën e Çorovodë duke Ndihmuar Turizmin

01 tetor 2016

 

Tiranë, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG përfundoi rehabilitimin e një ure me dy korsi në qytetin e Çorovodës, që do të përmirësojë infrastrukturën e transportit si dhe aksesin për në spitalin kryesor të qytetit. Kjo urë do të lehtësojë gjithashtu aksesin për në Kanionet e Osumit dhe pika të tjera turistike në këtë zonë të Shqipërisë. Ceremonia e inaugurimit u përmbyll me prerjen e shiritit Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe Drejtori Menaxhues i TAP-it, Ian Bradshaw. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe autoritete të qeverisjes vendore. 

 

Gjatë fjalës së tij, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Ian Bradshaw tha: “Dëshiroj të falënderoj autoritetet shqiptare për punën e përbashkët me TAP-in për identifikimin e atyre projekteve strategjike që i sjellin më shumë përfitime komuniteteve vendore. Aksesi për në spitalin kryesor të qytetit dhe në turizëm, një burim i rëndësishëm të ardhurash për zonën, janë përfitime thelbësore të këtij rehabilitimi. Njerëzit që vizitojnë këtë zonë do të kenë akses më të lehtë në vende mahnitëse, si Kanioni i Osumit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët vendorë për të sjellë përmirësime të qëndrueshme në cilësinë e jetës dhe arsimit të komuniteteve.”

Përmirësimi i urës së Çorovodës është pjesë e programit të investimeve në komunitet të TAP-it në Shqipëri dhe TAP-i vijon të jetë i angazhuar të veprojë si një korporatë e përgjegjshme qytetare. Deri tani, TAP-i ka mbështetur një sërë nismash të tjera, përfshirë rehabilitimin e një sërë shkollave, qendrave shëndetësore dhe ambienteve sportive përgjatë korridorit të gazsjellësit.

TAP-i vijon të jetë një aktor aktiv në Shqipëri, veçanërisht në rajonet ku projekti vepron. Projektet e investimit planifikohen dhe ekzekutohen me pjesëmarrjen dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e komuniteteve vendore. 

 

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe ai nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhet nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

 

Pyetje nga media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline