Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP shpall fituesin e kontratës SCADA

16 dhjetor 2016

 

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik AG (TAP) ka përzgjedhur shoqërinë italiane Honeywell SRL për inxhinierinë, prokurimin dhe instalimin e sistemeve të telekomunikacionit dhe sigurisë SCADA (për mbikëqyrjen, kontrollin dhe përvetësimin e të dhënave).

 

Sfera e veprimtarisë e kësaj kontrate përfshin projektimin e sistemit, zhvillimin grafik të ndërfaqes, kontrollin e bllokimit të stacionit të valvulës, sigurisë dhe sistemeve të telekomunikacionit. SCADA dhe sistemi i sigurisë do të ofrojnë monitorimin dhe kontrollin e integruar, qendror dhe të vazhdueshëm përgjatë gjithë 878 kilometrave të sistemit të transportit të gazit. Të gjitha të dhënat do të transmetohen në qendrën e mbikëqyrjes së kontrollit në Terminalin e Pritjes së Gazsjellësit (TPG) në jug të Italisë, duke mbikëqyrur kështu operacionet e sigurta dhe të qëndrueshme të tubacionit.

 Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha se: “Me këtë kontrate, TAP-i ka përfunduar me dhënien e të gjitha kontratave të mëdha strategjike për ndërtimin e gazsjellësit. Dua të përgëzoj shoqërinë Honeywell për ofertën e saj të suksesshëm, si dhe të falënderoj të gjitha shoqëritë që morën pjesë në këtë raund të tenderit. Sistemi i telekomunikacionit dhe sigurisë SCADA është pjesa kyç e pajisjeve që do të sigurojë operacione të sigurta dhe efektive të gazsjellësit.”

Shoqëria italiane Honeywell SRL është pjesë e grupit Honeywell, me 38.6 miliard dollarë shitje, në vitin 2015, dhe ka më shumë se 129.000 punonjës në mbarë botën. Shoqëria ofron sisteme SCADA të integruar që do t'i çojnë ekipit të operimit të tubacioneve informacion të rëndësishëm, ndërsa kryejnë ruajtjen, hedhjen dhe përpunimin automatik të të dhënave. 

 Në vitin 2015, TAP ka dhënë një sërë kontratash, si kontrata për: ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave hyrëse në Shqipëri (prill 2015), valvolat me sferë me diametër të madh  dhe aktivizuesit (korrik 2015), kompresorët turbo (shtator 2015), fashaturat lidhëse, bërrylat izolues dhe pritësit e sondave pastruese (tetor 2015), 270 km tubacion dhe bërryla për pjesën tokësore të linjës (tetor 2015), si dhe 495 km tubacion për pjesën tokësore të linjës (nëntor 2015), si dhe ndërtimi  i tubacionit në tokë në Itali dhe terminali pritës i gazsjellësit  (dhjetor 2015).

Në vitin 2016, TAP-i dha kontratat për ndërtimin e tubacionit në pjesën tokësore për seksionin shqiptar dhe grek të gazsjellësit (mars 2016),  ndërtimi në det dhe tubat e linjës në det (prill 2016), stacionet e kompresorëve (maj 2016), si edhe kablli me fibra  optike (qershor 2016).