TAP Zbulon Rrënojat e një Vendbanim të Hershëm në Afërsi të Korçës Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Zbulon Rrënojat e një Vendbanim të Hershëm në Afërsi të Korçës

10 maj 2017

Tiranë, Shqipëri. Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Turan, në Korçë, u zbuluan rrënojat e një vendbanimi të hershëm. Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapsirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme.

 

Punimet nga ana e kontraktorit të TAP kanë ndaluar menjëherë sapo janë vënë re rrënojat arkeologjike dhe menjëhere është njoftuar Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (AShA). Përfaqësuesit e trashëgimisë kulturore të këtij institucioni kanë kryer vlerësimin e kësaj gjetje rastësore, ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë nisi gërmimet e shpëtimit që po realizohen nga arkeologë profesionistë. Zona është rrethuar dhe punimet për ndërtimin e TAP pritet që të rifillojnë pas një muaji, kur institucionet përkatëse të kenë përfunduar vlerësimin dhe raportin e tyre.

Neil Fairburn, Këshilltar për Trashëgiminë Kulturore në TAP tha: “Shpëtimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore përgjatë gjurmës së gazsjellësit është shumë e rëndësishme për TAP. Ne kemi zhvilluar një numër të madh studimesh para fillimit të ndërtimit dhe kemi ngritur mekanizma për të minimizuar ndikimin mbi trashëgiminë kulturore, mjedisin apo komunitetet. Ekipet tona vijojnë të monitorojnë gjurmën e gazsjellësit dhe të ruajnë çdo element të trashëgimisë kulturore në përputhje me planin e TAP për menaxhimit e trashëgimisë kulturore, ligjet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira të industrisë.”

Më shumë se 30 ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe arkeologë janë bërë pjesë e projektit TAP për të ndjekur nga afër ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri. Gjatë punimeve ata sigurojnë që çdo gjetje arkeologjike të identifikohet dhe të mos dëmtohet. Gjithashtu kontraktorët e TAP dhe punëtorët janë informuar dhe trajnuar për hapat që duhet të ndjekin në rastin e një gjetje arkeologjike të rastësishme. 

Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologjike u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun. Në korrik të vitit 2016, TAP zbuloi në zonën e Skraparit një kapitel të shekullit VI