TAP nën Drejtimin e një Ekipi të Ri Luca Schieppati emërohet Drejtor i Ri i Përgjithshëm dhe Walter Peeraer merr Postin e Presidentit të TAP AG Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP nën Drejtimin e një Ekipi të Ri Luca Schieppati emërohet Drejtor i Ri i Përgjithshëm dhe Walter Peeraer merr Postin e Presidentit të TAP AG

27 qershor 2017

Baar, Zvicër. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi sot emërimin e Luca Schieppati në postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe emërimin e Walter Peeraer si President të shoqërisë. Të dy drejtuesit e rinj do të nisin punën më datë 27 qershor 2017. Luca Schieppati do të zëvendësojë Drejtorin e Përgjithshëm aktual, Ian Bradshaw.

Schieppati i bashkohet TAP-it nga shoqëria Snam, operatori më i madh i gazit natyror në Evropë, ku ka qenë i angazhuar që prej vitit 1991. Posti i tij i fundit ishte ai i drejtuesit të aseteve industriale në Snam dhe ka shërbyer edhe si drejtor menaxhues i Snam Rete Gas S.p.A, dega e Grupit Snam që administron një rrjet gazi natyror me gjatës 32.500 km në Itali.

Schieppati ka një përvojë 26 vjeçarë në zhvillimin dhe menaxhimin e tubacioneve, ndërtimin e impianteve dhe veprimtarinë e mirëmbajtjen e operatorëve të transmetimit dhe shpërndarjes në Itali dhe në Evropë.

Peeraer i bashkohet TAP-it si ish-Drejtor Menaxhues dhe Anëtar Bordi i Fluxys S.A, shoqëria belge e administrimit të aseteve të transmetimit të gazit e bazuar në Evropë. Në Fluxys, Peeraer ka mbajtur një sërë postesh të larta drejtuese, përfshirë atë të Drejtorit Ekzekutiv të Fluxys Belgjikë.

Pas largimit nga Fluxys në vitin 2016, Peeraer sjell në TAP më shumë se 30 vjet përvojë në sektorin dhe me operatorët evropian të gazit, dhe ka njohuri të thella mbi tregjet, legjislacionin dhe infrastrukturën evropiane të gazit. Ai është gjithashtu edhe Anëtar i Bordit të TAP-it.

Joe Murphy, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të TAP-it komentoi: “Jam me të vërtetë i gëzuar që Luca dhe Walter do të drejtojnë TAP-in në këtë fazë jetike. Ndërkohë që ndërtimi vijon në të tre vendet pritëse, projekti po hyn në një fazë të re dhe unë kam besim të plotë se vitet e përvojës që ata kanë mbi shpatulla dhe ekspertiza e thellë në sektor do të jenë thelbësore për përfundimin e suksesshëm dhe të sigurt të këtij projekt për konsumatorët evropianë të gazit”.

“Gjithashtu, përfitoj nga rasti që në emër të të gjithë Bordit të TAP-it të falenderoj Ian për drejtimin e tij dhe menaxhimin e projektit gjatë viteve të fundit. Ne e vlerësojmë të gjithë punën e madhe dhe arritjet e Ian dhe ekipit të tij, që na kanë hapur rrugën për këtë fazë të ardhshme të realizimit të TAP-it.”

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP), në kufirin turko-grek në Kipoi, do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të përmirësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Austri.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh investimesh të huaja direkte dhe nuk varet nga grante, apo subvencione. Pas fillimit të tregtimit të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, synuar të nisë në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Aksionarë të TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga Media: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP-it: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline