TAP fillon Procesin e Daljes nga Toka dhe Dorëzimin e Tokës te Pronarët Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP fillon Procesin e Daljes nga Toka dhe Dorëzimin e Tokës te Pronarët

30 qershor 2017

Fier, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, ka nisur zyrtarisht, në muaji qershor, procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës së marrë në përdorim për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit. Për të shënuar nisjen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm, me 29 qershor u organizua në Fier një ceremoni me pjesëmarrjen e disa prej pronarëve të tokës. Deri më tani është bërë dorëzimit tek pronarët i më shumë se 420 parcelave të cilat ishin marrë në përdorim.

 

Procesi i daljes nga toka dhe dorëzimi i tokës tek pronarët ka nisur në zonën e Fierit menjëherë pasi punimet për ndërtimin e disa segmenteve të gazsjellësit kanë përfunduar. Para se toka t’u dorëzohej pronarëve është bërë kthimi i saj në gjendjen e mëparshme. Tashmë disa prej pronarëve dhe përdoruesve të tokës kanë nisur ta përdorin atë duke e mbjellë dhe duke e futur në ciklin normal bujqësor dhe duke respektuar masat e sigurisë teknike të TAP.

Shkëlqim Bozgo, Drejtor i TAP për Shqipërinë, gjatë ceremonisë ku parcelat e para i janë dorëzuar pronarëve u shpreh: “Ashtu si është thënë në fillim të punimeve, korridori i tokës bujqësore i marrë përkohësisht në përdorim për ndërtimin e projektit është kthyer tashmë në gjendjen e mëparshme për një pjesë të mirë të parcelave në zonën e Fierit, aty ku punimet kanë përfunduar. Nga ana e gazsjellësit TAP janë ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që cilësia prodhuese e tokës të ruhet sa më mirë. Jemi të kënaqur të konstatojmë që në zonën e Fierit toka e dorëzuar ka filluar që tani të mbillet nga pronarët dhe përdoruesit.”

“Nuk e prisja që punimet në parcelën time do të përfundonin kaq shpejt. Tani, pasi punimet për ndërtimin e gazsjellësit në parcelën time kanë përfunduar, nisa mbjelljen e saj me misër. Me këtë kulturë e kam mbjellë edhe më parë dhe deri tani fidanët janë rritur normalisht. Aktualisht askush nuk mund të kuptojë që poshtë parcelës, nën dhé, kalon një gazsjellës.” tregon pronari i një prej parcelave të tokës gjatë firmosjes së marrëveshjes së dorëzimit të tokës.

Procesi i blerjes dhe servitutit të tokës është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. TAP i ka paguar pronarëve dhe përdoruesve të tokës si dëmshpërblim qiranë dhe të mbjellat për dy vite, ndërkohë që toka në pjesën më të madhe të rasteve është dorëzuar në më pak se një vit.

Të dhënë mbi Blerjes dhe Servitutin e Tokës për TAP në Shqipëri

  • Toka e marrë përkohësisht në përdorim për korridorin e punimeve të tubacionit është rreth 8’170 ha.
  • Toka e blerë përgjithmonë për 8 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, për Pikën Daljes në det, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha.
  • Afërsisht 10’585 ngastra toke janë ndikuar gjithsej në Shqipëri.
  • Rreth 2’984 parcela të ndikuara për Rrugët dhe Urat Ndihmëse.
  • Rreth 7’601 parcela të ndikuara për të Drejtën e Kalimit, Tubacionin, Stacionet e Kompresorëve dhe Instalimet e tjera mbi tokë.

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP), në kufirin turko-grek në Kipoi, do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të përmirësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Austri.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh investimesh të huaja direkte dhe nuk varet nga grante, apo subvencione. Pas fillimit të tregtimit të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, synuar të nisë në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Aksionarë të TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetje nga media:
agim.fjolla@tap-ag.com 

Më shumë rreth TAP:
www.tap-ag.al | Twitter | Facebook