Skip to main content

2018 Lajmet

 

TAP Mundëson Mobilimin e Bibliotekës së Beratit

TAP Mundëson Mobilimin e Bibliotekës së Beratit

29 mars 2018

Me datë 29 Mars 2018, përfaqësues të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkisë së Beratit vizituan ambientet e Bibliotekës së Beratit, e cila është mobiluar dhe pajisur nga TAP me sistem mbrojtës ndaj zjarrit. Ky investim prej afërsisht 16’000’000 Lekësh, i shërben më shumë se 100’000 banorëve të qytetit të një-mbi-një dritareve. Si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri, janë mobiluar krejtësisht nga e para tre salla leximi dhe arkiva e bibliotekës “Vexhi Buharaja” duke shënuar edhe rihapjen e bibliotekës pas disa vitesh. Gjithashtu, TAP ka dhuruar dhe 400 libra.

TAP i Dhuron Qytetarëve të Tiranës 1’000 selvi

TAP i Dhuron Qytetarëve të Tiranës 1’000 selvi

19 mars 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) i dhuroi Bashkisë së Tiranës 1’000 selvi që do të mbillen në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Kjo nisëm synon shtimin e hapësirës së gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e kryeqytetit. Kjo është sasia më e madhe e selvive që ka dhuruar deri më sot një sipërmarrje private për qytetin e Tiranës.

TAP Fton Studentët të Aplikojnë për Programin e Praktikave

TAP Fton Studentët të Aplikojnë për Programin e Praktikave

19 shkurt 2018

Në shkurt, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) hapi aplikimet për raundin e tretë të praktikave për të gjithë studentët që duan të marrin përvojë pune në një prej projekteve energjetike më të rëndësishme dhe dinamike në Evropë. Programi i praktikave në TAP synon të mbështesë aspiratat e studentëve për karrierë dhe t'i ndihmojë ata të jenë të suksesshëm. Më shumë se 70% e studentëve që kanë marrë pjesë në programin e praktikave profesionale të TAP-it janë tashmë të punësuar.

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

15 shkurt 2018

Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit. Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi edhe tek përgatitja për fazën operacionale dhe tregtinë, për t'u siguruar klientëve të TAP-it shërbimet më të mira dhe fleksibilitet."

TAP Nis Hapjen e Mikro-Tunelit 1.5 km të gjatë në Skrapar

TAP Nis Hapjen e Mikro-Tunelit 1.5 km të gjatë në Skrapar

14 shkurt 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, organizoi në Çorovodë ceremoninë e fillimit të punimeve për hapjen e mikro-tunelit prej 1.5 kilometrash, i cili do të bashkojë segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë dhe vetë përbërjes gjeologjike. Mikro-tuneli shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.

TAP dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 36 stola VIENA për sheshin “Skënderbej” në Tiranë

TAP dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 36 stola VIENA për sheshin “Skënderbej” në Tiranë

12 janar 2018

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank i dorëzuan Bashkisë së Tiranës 36 stola VIENA, dhuratë e këtyre dy kompanive për sheshin “Skënderbej”. Të pranishëm gjatë dorëzimit dhe vendosjes së stolave ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, Ulrike Andres, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.