Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

Përfundojnë Dy të Tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik

15 shkurt 2018

Baar, Zvicër. Tashmë kanë përfunduar dy të tretat e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit.

Aktiviteti i nivelit të lartë, që u organizua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, mblodhi së bashku Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, i ngarkuar me çështjet e energjisë në Bashkimin Evropian, Maroš Šefčovič, si dhe një sërë Ministrash dhe zyrtarësh të tjerë nga vendet pritëse të TAP-it, dhe jo vetëm. Ata theksuan kontributin e rëndësishëm të TAP-it në diversifikimin dhe sigurimin e burimeve të ndryshme energjetike në Evropë. Gjithashtu ata ritheksuan përkushtimin e tyre për zbatimin e projektit brenda afateve kohore të përcaktuara. 

Schieppati paraqiti arritjet dhe ecurinë e TAP-it deri në fund të muajit Janar 2018: 

  • TAP-i vazhdon jetë në rrugën duke vepruar sipas standardeve botërore në lidhje me shëndetin dhe sigurinë teknike në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Së bashku, ekipet e TAP-it kanë kryer tashmë 23 milionë orë pune dhe kanë përshkuar me mjetet e tyre rreth 65 milionë kilometra, pa incidente madhore. 
  • Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar rreth 92% të gjurmës së tubacionit në Greqi dhe Shqipëri (700 km nga 765 km gjithsej). Gjithashtu, më shumë se 67% e tubave janë salduar dhe janë shtrirë tashmë në tokë (kanali është rimbushur me dhé), ndërsa pothuajse 400 km nga korridori i kalimit (më shumë se 51%) është kthyer në gjendjen fillestare. 
  • Në Itali, punimet vazhdojnë në zonën e mikro-tunelit: pas përfundimit të rrugës provizore dhe përgatitjes së zonës, aktualisht po kryhet gërmimi për pusin e mikro-tunelit. 
  • 55.000 tuba janë dorëzuar tashmë në Greqi, Shqipëri dhe Itali. 
  • Aktualisht për Projektin punojnë më shumë se 5.800 individë në të gjitha vendet pritëse të TAP-it, dhe më shumë se 85% e tyre janë punëtorë vendas.
  • TAP-i ka bërë një sërë investimesh sociale dhe mjedisore (ISM) në komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit. TAP-i do të investojë gjithsej 55 milionë Euro në programet ISM në Greqi, Shqipëri dhe Itali. 

 

Presidenti i TAP-it Walter Peeraer tha: "Paralelisht me veprimtaritë e ndërtimit po përqendrohemi edhe tek përgatitja për fazën operacionale dhe tregtinë, për t'u siguruar klientëve të TAP-it shërbimet më të mira dhe fleksibilitet."

"Kam kënaqësinë të konfirmoj se afërsisht dy vjet pas fillimit të ndërtimit, projekti TAP vazhdon të zhvillohet brenda afateve. Duke përfituar nga mbështetja e vazhdueshme e të gjitha palëve të përfshira, ne jemi besimplotë se TAP-i do të jetë funksional në pjesën e parë të vitit 2020, duke sjellë furnizime të nevojshme gazi për të mbështetur tranzicionin e Evropës drejt një kombinimi më të sigurt, më të diversifikuar dhe më të qëndrueshëm të burimeve të energjisë," shtoi ai. 

TAP-i është i përkushtuar të dorëzojë me përgjegjshmëri një projekt të nivelit botëror përgjatë gjithë gjatësisë së tij në Greqi, Shqipëri dhe Itali. TAP-i vazhdon të punojë për përfundimin e këtij projekti në mënyrë të sigurt, duke shmangur ose ulur ndikimet në mjedis dhe në komunitetet pritëse. 

 

FUND 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë në vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP-it: Facebook | Instagram | Twitter

Informacione për Media agim.fjolla@tap-ag.com