Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Fton Studentët të Aplikojnë për Programin e Praktikave

19 shkurt 2018

Tiranë, Shqipëri. Në shkurt, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) hapi aplikimet për raundin e tretë të praktikave për të gjithë studentët që duan të marrin përvojë pune në një prej projekteve energjetike më të rëndësishme dhe dinamike në Evropë.

 

Programi i praktikave në TAP synon të mbështesë aspiratat e studentëve për karrierë dhe t’i ndihmojë ata të jenë të suksesshëm. Raundi i parë dhe i dytë treguan se ky program po funksionin gjithnjë e më shumë për punësimin e pjesëmarrësve në të. Më shumë se 70% e studentëve që kanë marrë pjesë në programin e praktikave profesionale të TAP-it janë tashmë të punësuar.

Në raundit të tretë, TAP ka krijuar për studentë praktikantë hapësira në shtatë sektorët e mëposhtëm:   

Programi i praktikës është një mënyrë e shkëlqyer për t’u njohur nga afër me TAP dhe për të fituar përvojë të vlefshme pune në departamentet e ndryshme të këtij projekti. Praktikantët e përzgjedhur do të përfshihen në procese të ndryshme të ideuar dhe përshtatur veçanërisht për interesat dhe aftësitë e tyre. Gjatë gjithë eksperiencës së tyre në TAP, praktikantët do të drejtohen nga mentorë të përkushtuar dhe me përvojë.

“TAP më krijoi një ide më të mirë të mjedisit të punës që duhet të synojmë të gjithë. Isha me fat që isha e rrethuar nga njerëz që gjithmonë më mësuan diçka të re, ndërkohë që punoja për një projekt unik në Shqipëri. Udhëtimet në terren, në komunitetet përgjatë gjurmës së tubacionit dhe njohuritë e pasura që m’u mundësuan nga ekipi i Investimeve Sociale dhe Mjedisore më ndihmuan t’i shoh gjërat nga një këndvështrim i prekshëm. Pas kësaj përvoje, kam kërkesa më të larta për atë çfarë duhet të pres nga një mjedis pune.”  tha Denada Krosi, praktikante e raundit të dytë në departamentin e Investimeve Sociale dhe Mjedisore në TAP.

TAP ka për qëllim të tërheqë, identifikojë dhe mundësisht të mbajë kandidatët më të mirë për programin e praktikave dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë karrierën e tyre të ardhshme. Aplikuesit duhet të jenë të diplomuar (të kenë marrë diplomën Bachelor) ose të jenë të regjistruar në një program Master, në një fushë që lidhet me praktikën profesionale. Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre në TAP deri më datë 25 shkurt 2018.

Programi i praktikave është pjesë e përvojës dhe trashëgimisë që TAP po i lë Shqipërisë. TAP do të vazhdojë të investojë për rritjen e dijeve, njohurive dhe aftësive të burimeve njerëzore në industrinë e energjisë, veçanërisht të profesionistëve të rinj.