Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Fton Kompanitë të Kualifikohen Paraprakisht për Sistemet e Telekomunikacionit dhe Sigurisë

02 maj 2018

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG ka hapur procesin e kualifikimit paraprak për inxhinierinë, prokurimin, instalimin dhe administrimin (EPIM) për sistemet e telekomunikacionit dhe sigurimit. Këto elemente do të krijojnë një rrjet gjithëpërfshirës që lidh teknologjitë e ndryshme të gazsjellësit në vendet pritëse të TAP-it, përfshirë rrjetin e fibrave optike, qendrat e të dhënave në Itali dhe Zvicër, Stacionet e Kompresorëve në Greqi dhe Itali, etj.

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) të TAP-it, Pierluca Ferrari tha: “Megjithëse projekti TAP është përfunduar në një masë prej më shumë se 70%, ne vazhdojmë të punojmë dhe të sigurohemi që gazsjellësi të jetë gati për të transportuar në mënyrë të sigurt gazin e Shah Deniz II në Evropë. Rrjeti gjithëpërfshirës i sistemeve të telekomunikacionit dhe sigurisë do të luajë rol kyç në kolaudimin e tubacionit dhe aseteve të tij përgjatë gjurmës prej 870 km, duke siguruar që infrastruktura të jetë gati për fillimin e operacioneve në vitin 2020.”

Më shumë informacion dhe detaje për fushëveprimin e kësaj veprimtarie mund të gjendet këtu (Pyetje të shpeshta në gjuhën Angleze). Shoqëritë e interesuara mund të shprehin interesin (EoI), duke plotësuar këtë pyetësor dhe duke e dërguar në adresën david.dsilva@tap-ag.com.

Pas fazës së kualifikimit paraprak, TAP-i do të dërgojë Ftesat përkatëse për Tender (ITT) gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018. Kontrata pritet të lidhet në tremujorin e tretë të vitit 2018.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube

Informacioni i mëtejshëm