Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Bën Gati Një Tjetër Shkollë për Fillimin e Vitit të Ri Shkollor

17 shtator 2018

Ura-Vajgurore, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka realizuar një tjetër investim në kuadër të përmirësimit të standardeve dhe infrastrukturës së shkollave përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri. Rreth 170’000 euro ka qenë investimi i TAP për shkollën 9 vjeçare të fshatit Pobrat, Bashkia e Urës-Vajgurore, si pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore.

 

Mbi 150 nxënës të shkollës “3 Dëshmorët” e kanë nisur vitin e ri shkollor në një shkollë që ofron kushte më të mira për të mësuar. Falë investimit të TAP, ambientet e jashtme të shkollës janë sistemuar nga e para duke krijuar një park të gjelbër dhe një fushë sportive. Ndërsa i gjithë oborri i shkollës është rrethuar duke e bërë më të sigurtë.

“Mua më pëlqen shumë që më në fund edhe shkolla jonë do të ketë një fushë sportive. Gjithashtu edhe oborri i shkollës duket si një lulishte dhe nuk do të ketë më pluhur.” thotë Genti, një nxënës i klasës së shtatë.

TAP, duke synuar krijimin e një standardi të ri përsa i përket sigurisë, ka instaluar në këtë shkollë një sistem për fikjen e zjarreve dhe ka ndërtuar shkallë për dalje emergjence. Godina dykatëshe e shkollës është veshur me fasadë termike për ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe uljen shpenzimet për ngrohje.

Para nxënësve në ditën e parë të shkollës, Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, tha: “Kishte vite që nxënësit e shkollës “3 Dëshmorët” prisnin përmirësimin e hapësirave të jashtme të shkollës. Na vjen mirë që TAP e dëgjoi zërin e nxënësve të kësaj shkolle dhe Bashkisë. Falë këtij investimi, përveçse është sistemuar oborri i shkollës dhe është ndërtuar fusha sportive, është ndërhyrë edhe në izolimin e godinës së shkollës.”

Punimet për sistemimin e ambienteve të shkollës nisën në muajin Prill të këtij viti dhe përfunduan në kohë, në mënyrë të tillë që nxënësit ta kishin shkollën gati në Shtator. Në realizimin e këtij investimi, TAP ka gjetur bashkëpunimin maksimal me Bashkinë e Urës Vajgurore ndërsa punimet janë kryer nga kompani shqiptare. Abkons, kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet ndërsa Beis shpk dhe Pienvis shpk i realizuan punimet ku u punësuan afërsisht 40 persona.

TAP është një nga shoqëritë private që ka investuar më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Deri më tani, TAP ka investuar rreth dy milion euro në këtë drejtim. TAP ka përfunduar rikonstruksionin tërësor ose të pjesshëm të katër shkollave përgjatë gjurmës së projektit ndërsa janë në rikonstruksion e sipër tre shkolla të tjera dhe tre kopshte që do të përfundojnë gjatë 2018-ës. 

 

Lista e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

ISM në Zhvillim e Sipër

 

 

  • Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë.
  • Raundi i tretë  i programit të praktikave profesionale për studentët.
  • Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore.
  • Ndërtimi nga e para e shkollës "Lluke Mita", fshati Konisbalte, Ura Vajgurore.
  • Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.
  • Ndërtimi  nga e para e shkollës i shkollës "Xhemal Çekini", Uznovë, Berat.
  • Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.
  • Rehabilitimi i sistemit ujitës Kuç – Bilisht
  • Rehabilitimi i degës së sistemit ujitës të Dërmenasit
  • Ndërtimi i tregut të Korçës
  • Pajisja me mjete dhe rinovimi i Laboratorit të Fakultetit të Gjeologji Minierave

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube