Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP përfundon Bisedimet për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes me Shoqërinë e Përbashkët Albgaz/Snam

14 nëntor 2018

Tiranë, Shqipëri. Më 14 nëntor 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) nënshkroi një Letër Angazhimi që shënon finalizimin e negocimit mbi Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët që është krijuar midis Albgaz Sh.a dhe Snam S.p.a. me qëllim mirëmbajtjen e Gazsjellësin Trans Adriatik në territorin e Shqipërisë.

 

Përfundimi i bisedimeve u shënua me një ceremoni ku morën pjesë Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, përfaqësues të Kuvendit Shqiptar, Albgaz, Snam, si dhe menaxherë të TAP-it. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe palë të tjera të interesi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e vlerësoi si mjaft të rëndësishme marrëveshjen për të ardhmen e infrastrukturës së gazit në Shqipëri. “Do ta quaja një gur kilometrik në suksesin e këtij projekti kaq kompleks si gazsjellësi TAP. Për herë të parë, një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndësishëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit”, theksoi ministri Gjiknuri.

Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppati tha: “Jam me të vërtetë i lumtur që sot jam këtu për të shënuar një tjetër hap përpara në realizimin e kësaj infrastrukture strategjike, që do të kurorëzohet me fillimin e operimit në vitin 2020. TAP është krenar që po kontribuon në zhvillimin e tregun shqiptar të gazit. Presim me padurim që të mbështesim dhe të bashkëpunojmë me shoqërinë që do të krijohet për mirëmbajtjen e tubacionit.”

Albgaz, Operatori shqiptar i Sistemit të Transmetimit, u krijua pak kohë pasi u nënshkruan ndryshimet (amendimet) e Marrëveshjes me Qeverinë e Vendit Pritës ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe TAP. Snam është një nga Operatorët e Sistemit të Transmetimit me më shumë përvojën në Evropë. TAP-i ka besim të plotë se shoqëria e përbashkët e krijuar nga Albgaz dhe Snam do të sigurojë mirëmbajtjen e sigurt dhe të efektshme të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri, pas fillimit të transmetimit të gazit të parë në vitin 2020.

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës Juglindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Pika e hyrjes së TAP-it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transportin e gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, MB, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës përgjatë gjurmës së gazsjellësit dhe do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të nisin në fund të vitit 2018, furnizimet e para në Evropë do të vijojnë rreth fillimit të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube

Pyetja nga Media në anglisht: media@tap-ag.com